Articles Journals Publishers Subjects

78 results

Page 1 / 7

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Përrallëzat “e Santorit” përkthim/krijimtari/përshtatje - motive dhe burime

Arian Leka
Pavarësisht se, në tërësinë e vet, krijimtaria e Franqisk Santorit nuk ka ende vëmendjen, vlerësimin dhe vendin e merituar në studimet filologjike dhe është përfaqësuar me zë jo të plotë e të drejtpërdrejtë autorial në tekstet shkollore, studiuesit që janë marrë në mënyrë të thelluar me krijimtarinë…
OA Univers SQ

Një monografi për zhvillimin e kulturës shqiptare me ndikime orientale

Prof. Dr. Emil Lafe
Mbi librin e Nehat Krasniqit, “Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare”. Instituti Albanologjik. Prishtinë, 2017 Ky  libër  i  Prof.  Dr.  Nehat  Krasniqit,  hulumtues  i  njohur i periudhës osmane në historinë dhe kulturën e sh…
OA Univers SQ

Stambolli në “Sejahatnamenë” e Evlija (Evliya) Çelebiut

Dr. Eduart Caka
Evlija Çelebiu, emri i vërtetë i të cilit është Dervish Mehmed Zilli ishte funksionar, udhëtar, intelektual dhe shkrimtar osman, i cili jetoi në shek. XVII. Ai mendohet të ketë lindur në vitin 1611 në qytetin e Stambollit dhe ka vdekur në vitin 1684.  Për një periudhë rreth dyzet vjeçare ai ka…
OA Univers SQ

Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor

Revista Univers
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes leximit dhe zhvillimit në të gjitha shfaqjet e tij, duke përfshirë edhe anën ekonomike. Një …
OA Univers SQ

Vlerat e objekteve të kultit musliman të shkatërruara nga monizmi

Prof. Dr. Valter Shtylla
Këtë artikull, si intelektual dhe restaurator, e quaj si detyrim ndaj ndërgjegjes së popullit tim, e lënduar veç të tjerave edhe nga privimi i lirisë së besimit fetar, që e ka kompaktësuar popullin në momentet e duhura historike dhe e ka bërë më të pastër shpirtin dhe më të edukuar karakterin e tij …

Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe

Ilirian Martiri
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, ku u shqua për rezultate të larta. Menjëherë pas dipl…

Perceptime dhe horizonte për frazeologjinë e gjuhës shqipe Jani Thomai, “Studime Gjuhësore II”, Tiranë, 2017

Artur Lamaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, gjatë viteve të fundit, ka mundësuar përgatitjen për botim të korpusit shkencor të akademikut Jani Thomai. Në hapësirat e tij janë përmbledhur artikuj e studime që shpërfaqin jo vetëm përvojën studimore, pjekurinë krijuese1 të një gjuhëtari të zëshëm, por edhe …

Besnikëri dhe fantazi në pasqyrimin e epokës dhe figurës së Skënderbeut në letërsinë Arbëreshe

Klara Kodra
Problemi i pasqyrimit të epokës dhe figurës së Skënderbeut në letërsinë arbëreshe është marrë në shqyrtim nga studiues të ndryshëm si Markianoi, Gualtieri, Shuteriqi, Xhaxhiu, gjithashtu edhe nga ne në artikuj, kumtesa, studime. Ky problem po shihet tani në dritë të re duke vështruar raportin midis …