93 rezultate
Faqja 1 / 8Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…
Shërbimi shëndetësor në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Zona Operative e Llapit (1998-1999)
Ashtu si në zonat e tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), edhe në Zonën Operative të Llapit (ZOLL) ishte i organizuar Sektori Shëndetësor, i cili përbënte një element kyç të strukturës dhe funksionimit të brendshëm të saj. Megjithëse përballej me mungesë pajisjesh bazike, infrastrukturë të …
Qasjet gjithëpërfshirëse në edukim - Roli i partneritetit shkollë–familje në realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore
Në qasjet bashkëkohore për edukim gjithëpërfshirës, partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes zë një vend thelbësor, veçanërisht në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore që mbështesin rritjen e gjithanshme të nxënësve. Aktivitetet jashtëshkollore – si projektet kreative, klubet tematike, eksku…
Roli i platformave digjitale në zhvillimin e kompetencave të qëndrueshme te nxënësit e arsimit fillor
Ky studim trajton rolin e platformave digjitale në zhvillimin e kompetencave të qëndrueshme te nxënësit e arsimit fillor, duke i pajisur ata me aftësi të nevojshme për mësimin gjatë gjithë jetës. Teknologjia nxit pavarësinë intelektuale dhe zhvillimin e aftësive mendore, duke përmirësuar përvetësimi…
Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar
Zbatimi i kurrikulës nuk kufizohet vetëm në përmbajtjen mësimore, por kërkonndërlidhje me jetën reale përmes aktiviteteve jashtëshkollore dhe jashtëmësimore. Këto aktivitete janë të parashikuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës si pjesë thelbësore për zhvillimin e kompetencave të përgjithshme të …
Interesat e mësimdhënësve për rikualifikim në programin Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve
Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin e interesave në pjesmarrjen e mësimdhënësve në AKM nga aspekti i nxitjes për rikualifikim. Kualifikimi tani shihet si një domosdoshmëri për arsye se mësimdhënësve, sot, u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e të ardhmes në vitet që …
Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dh…
Kolonia shqiptare e Turqise dhe vendosja e kontakteve diplomatike me qeverinë e Stambollit
Shkëputja e Shqipërisë nga Perandoria Osmane nuk e ndali emigrimin e shqiptarëve drejt Turqisë. Megjithëse midis dy shteteve nuk pati ndonjë marrëveshje për shkëmbimin e popullsisë, më 13 maj 1913, Qeveria xhonturke njoftonte drejtuesit e Vilajetit të Ajdënit se të gjithë ata nxënës shqiptarë që gje…
Proklamata e atdhetarit Adem Selimi-Gllavica (tetor 1945) tronditi pushtetin e brishtë komunist
Ngjaijet e rëndësishme kombëtare, varësisht nga rrethanat e kohës, u përfolën në mënyra të ndryshme nga historianë e publicistë. Në këto kushte, pa dyshim nuk ka qenë lehtë që shumë atdhetarëve dhe ngjaijeve historike t’u jepet vendi meritor në historinë tonë kombëtare dhe të mos i mbulojë pluhuri i…
Popullsia e Pollogut në fundin e shekullit XIX dhe në fillimin e shekullit XX
Qendrat kryesore të Pollogut, komuna e sotme e Tetovës dhe ajo e Gostivarit, sipas ndarjes administrative të Turqisë evropiane, në fundin e shekullit XIX bënin pjesë në sanxhakun e Prizrenit, të vilajetit të Kosovës, e para si kaza dhe e dyta si nahije. Vilajeti i Kosovës, me një sipërfaqe prej 32 9…
Dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA: “Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Instituti i Historisë-Prishtinë, 2003, 346 f
Studiuesja kosovare Sabile Keçmezi-Basha, pas publikimit të monografisë “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë (1945-1947), botim i vitit 1998, vjen me punimin e ri “Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, i cili trajton krijimin dhe veprimtarinë e organizatave dhe të grupeve i…