269 results
Page 1 / 23Reflektimi i dhimbjes në artin letrar
Ky punim ka për qëllim të paraqesë një dukuri që është e pranishme në mbarë letërsinë. Dukuria si e tillë lidhet më krijimin e letërsisë së mirëfilltë duke marrë brumin nga realitet i jetuar i autorëve. Një përkufizim më i qartë do të ishte dhimbja personale e kthyer në art. Kësaj here do të mbetemi…
Përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të bregut të detit
Në këtë punim do të përpiqemi të trajtojmë disa përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të Bregut të Detit. Synimi i këtij punimi është njohja e tipareve të përbashkëta dhe dallimet gjuhësore midis këtyre të folmeve, duke i krahasuar në disa raste edhe me shqipen sta…
Përqasje krijimtarisë gojore shqiptare të botuar nga tjetri
"Kultura tradicionale shqiptare u bë objekt i kёr- kimeve etnofolklorike për shumë udhëpërshkrues, misionarë, studiues, shkrim- tarë, antropologë e konsuj të ndryshëm që qëndruan gjatë shekullit XIX në Ballkan. Shkrimet e botuara të këtyre misionarëve dhe personaliteteve të kulturave të huaja për hi…
Pasqyrimi i faktit historik në këngët epike të shekullit XIX
Artikulli synon të paraqesë një nga funksionet më të njohura të këngëve epike historike, lidhjen e tyre të pazgjidhshme me faktin historik.Gjatë shtjellimit të kësaj ideje, konkretizohet mendimi se krijimi i këngës historike është njëkohësisht pasqyrim i ngjarjeve historike dhe një fakt estetik, një…
"Leximi i mendjes së Muslimanit" i Dr. Hassan Hathout, një reflektim filozofik bashkëkohor
Autori i këtij libri, Dr. Hassan Hathout, personalitet enciklopedik egjipto-amerikan (mjek, shkencëtar, mësues, orator, mendimtar, poet, dijtar islam), kur shkroi këtë libër po mbushte 70 vjet.Duke qenë dy kulturash dhe dy gjuhësh, ai e kuptoi se Islami njihet gjërësisht në perëndim jo për atë që ës…
Dëshmitë epigrafike mbi përbërjen etnike të Ulpianës në Periudhën Romake
Ky studim shqyrton përbërjen etnike të Ulpianës gjatë shekujve I-IV pas Kr., duke u mbështetur në analizën e mbishkrimeve të dokumentuara në qytet dhe në zonën përreth. Qëllimi është të përcaktohet më qartë fizionomia shumetnike e kësaj qendre provinciale dhe të vlerësohen mënyrat se si proceset e r…
Shtypi i fshehtë-gazeta si instrument komunikimi dhe rezistence nga organizatat e fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë vitit 1970-1981
Ky studim synon të ofrojë një analizë të thelluar të tipologjisë së komunikimit të organizatave të fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë periudhës 1970-1981, duke vendosur në epiqendër rolin që ka luajtur shtypi i fshehtë si formë alternative dhe e domosdoshme e komunikimit politik, ideologj…
Beteja e II-të e Kosovës (1448) sipas Antonio Bonfinit
Ky studim ofron një perspektivë të re mbi Betejën e Dytë të Kosovës, duke ofruar përkthimin e parë të plotë në shqip të raportit origjinal latin të Antonio Bonfinit nga Rerum Hungaricum Decades. Narrativa bashkëkohore e Bonfinit, e përfunduar në vitin 1498, është një burim i vlefshëm i asaj kohe për…
Shqipëria e Veriut në projektet pushtuese serbe/jugosllave (1912-1939): midis ambicies dhe përmbajtjes
Ambiciet dhe projektet serbe, e më pas jugosllave, për pushtimin e pjesës veriore të Shqipërisë dhe për sigurimin e një daljeje të mundshme në Adriatikun shqiptar kanë rrënjë të hershme dhe përbëjnë një element të vazhdueshëm në doktrinën e tyre gjeopolitike. Këto ambicie u artikuluan fillimisht në …
Koha e jetuar e grave në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore: rishkrimi i feminizmave historikë nga poshtë
Ky artikull propozon një historiografi feministe të Kosovës të ndërtuar mbi idenë e temporalitetit jolinear, kujtesës së trupëzuar dhe analizës strukturore të riprodhimit shoqëror. Në vend që historia e grave të paraqitet si një vijë progresi e pandërprerë gjatë socializmit, studimi e vendos kohën e…