73 rezultate
Faqja 1 / 7“Libri i burgut” i Arshi Pipës dhe poezia e burgut (1944-1990)
Letërsia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë përveç anës zyrtare kishte edhe anën jozyrtare, përveç anës së dukshme kishte edhe anën e fshehur.
Pra, kjo letërsi kishte edhe anën tjetër.
Krahas letërsisë së realizmit socialist, që u instalua pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri si …
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” në përballje me të kaluarën
Ky punim ka për qëllim të tregojë rolin e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në përkujtimin e dhunës gjatë regjimit komunist në kuadër të drejtësisë tranzicionale si muze, memorial dhe vend kujtese i një trashëgimie të vështirë, dhe mënyrën se si mësohet mbi komunizmin në muze. Trashë…
Dëshmitë epigrafike mbi përbërjen etnike të Ulpianës në Periudhën Romake
Ky studim shqyrton përbërjen etnike të Ulpianës gjatë shekujve I-IV pas Kr., duke u mbështetur në analizën e mbishkrimeve të dokumentuara në qytet dhe në zonën përreth. Qëllimi është të përcaktohet më qartë fizionomia shumetnike e kësaj qendre provinciale dhe të vlerësohen mënyrat se si proceset e r…
Koha e jetuar e grave në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore: rishkrimi i feminizmave historikë nga poshtë
Ky artikull propozon një historiografi feministe të Kosovës të ndërtuar mbi idenë e temporalitetit jolinear, kujtesës së trupëzuar dhe analizës strukturore të riprodhimit shoqëror. Në vend që historia e grave të paraqitet si një vijë progresi e pandërprerë gjatë socializmit, studimi e vendos kohën e…
Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo …
Një sprovë klasifikimi të italianizmave të shqipes së vjetër (shek. XVI–XVII): huazime popullore dhe huazime librore
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…
Instituti “Kyriaz” nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull i trashëgimisë kulturore e historike, që ka nevojë për mbrojtje e konservim
Kolegji Universitar “Qiriazi” e ka zanafillën që në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887–1971), Sevasti Qiriazi (1871–1949) dhe Kristo Dako (1876–1941) themeluan Institutin Femëror “Kyrias” në Kodër-Kamëz. Ky institut u krijua me synimin për të promovuar emancipimin e gruas, arsimimin, barazinë …
Kërkesat e intelektualëve shqiptarë dërguar Lidhjes së Kombeve për realizimin e të drejtave qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Mbretërinë ish-jugosllave (1924-1931)
Punimi tenton të sjellë në pah përpjekjet e vazhdueshme të intelektualëve shqiptarë për sigurimin e të drejtave elementare në radhë të parë. Përpjekjet nuk përfshinin vetëm të drejtat bazë, por edhe të drejtat politike dhe demokratike të shqiptarëve, brenda kuadrit juridik …
Jeta muzikore e qytetit shqiptar në shek. XVI-XVII
Pjesa e parë e studimit "Jeta muzikore e qytetit shqiptar nga fundi i antikitetit deri në shekullin e 17-të" me titull "Shkëputje apo vazhdimësi" trajton problemin e vazhdimësisë së kulturës muzikore në territorin shqiptar, duke u mbështetur në burime ikonografike dhe gjuhësore, çdo dokument të rral…
Vendbanimet dhe popullsia Albane gjatë mesjetës në hapsirën e Maqedonisë sotme
Albanët mesjetar apo shqiptarët e sotëm në hapësirën e Maqedonisë së sotme. janë popull autokton që jetojnë me shekuj në hapësirën e saj dhe që kanë vazhdimësi historike që nga antikiteti e mesjeta deri në ditët e sotme. Është i njohur fakti historik se më shumë se gjysma e territorit të Maqedonisë …
Situata në vilajetin e Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1911 s1pas përfaqësuesve konsullorë të Italisë
Përfaqësitë konsullore e diplomatike të Fuqive të Mëdha që ishin të akredituar në trojet shqiptare, të cilat gjendeshin nën sundimin e Perandorisë osmane, në vazhdimësi përcillnin me interesim të veçantë të gjitha ngjaijet që zhvilloheshin në këto troje. Ato informonin deri në imtësi për gjithçka që…