Artikujt Revista Botuesit Lëndët

20 rezultate

Faqja 1 / 2

Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Aristotel Spiro
Që nga Kongresi i Drejtshkrimit (1972), shqipja standarde është konsoliduar ndjeshëm, duke përballuar sfida shoqërore, kulturore dhe politiko-ideologjike. Megjithë qëndrueshmërinë e saj, diskutimet për rishikimin e drejtshkrimit kanë vijuar, shpesh të udhëhequra nga propozime të pjesshme dhe pa një …

PIKËPAMJET DHE KONTRIBUTI I GJERGJ FISHTËS PËR GJUHËN STANDARDE SHQIPE

Elona Çeçe, Lindita Kaçani
Ky punim trajton qëndrimin e Gjergj Fishtës ndaj gjuhës shqipe dhe në veçanti ndaj gjuhës standarde, duke u mbështetur në shkrimet e tij publicistike në revistën “Hylli i Dritës” gjatë periudhës 1914–1930. Fishta, si njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe i disa gjuhëve të huaja, përfaqësonte një zë të r…

Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.

Hajri Shehu
Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo li…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Univers SQ

Zbatimi i normës standarde për pastërtinë e gjuhës

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Dashuria për gjuhën amtare, për lulëzimin dhe zhvillimin e saj, ka qenë dhe mbetet një karakteristikë e përhershme dalluese e popullit tonë dhe forcë e madhe frymëzuese në jetën e tij shoqërore e kulturore, në luftën e tij për liri, pavarësi e përparim. Përparimi i gjuhës së sotme standarde shqipe ë…
OA Optime SQ

Përdorimi i emrave e përveçëm të huaj në gjuhën shqipe

Elona Limaj
Në kuadër të hapjes me vendet e botës dhe të kontakteve të shumta ekonomike, politike, sociale në vitet e fundit, shqiptarët janë bombarduar me një numër të madh emrash të përveçëm të huaj, të cilët si shkruhen e shqiptohen diku, nuk shkruhen e shqiptohen diku tjetër. Kjo dukuri nuk përfshin vetëm e…

“Propozime për drejtshkrimin” – pikënisje për përmirësimin e drejtshkrimit të shqipes

Rami Memushaj
Norma gjuhësore, si shumatore e ndryshimeve gjuhësore që ndodhin në praktikën ligjërimore të folësve dhe e vëmendjes së planifikuesve gjuhësorë ndaj saj, nënkupton ndërhyrjen për përmirësimin e zgjidhjeve të veçanta të saj që paraqiten të vështira për t’u zbatuar në të shkruar e në të folur. Nga kët…

Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Anila Omari
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…

Gjuha shqipe standarde dhe fjalori kombëtar

Hajri Shehu
Ne kemi një gjuhë standarde dhe është përgjegjësi e Fjalorit tonë kombëtar të paraqesë këtë gjuhë standarde, që vjen nga parimi kryesor leksikografik: kodifikohet gjuha që përdoret realisht. Autori argumenton se Fjalorët kombëtarë të shqipes kanë ligjshmuar objektivisht atë që realisht ka gjuha e më…