Në themel të një periodizimi të mundshëm të shkrimit të shqipes në Elbasan kemi vënë ndryshimin e emrit të këtij qyteti në rrjedhë të shekujve. Tre janë emrat kryesorë që na japin kronikat historike:
Skampin (Koha e Skampinit)Valm (Koha e Valmit)Elbasan (Koha e Elbasanit)
Kur përmend letra të shkruara, nisur nga qëllimi i vënë që në titull, do të mbaj parasysh fillimisht letërsinë, dhe pastaj lajmëtarinë. Veprat letrare lexohen më shumë për kënaqësi, por edhe për njohuri, më pak për informim; lajmet lexohen, në përgjithësi, për t’u informuar. Këtë nuk e them unë i pa…