Artikujt Revista Botuesit Lëndët
×

18 rezultate për "Leonard Dauti"

Faqja 1 / 2

Habitorja e shqipes – prototipia kategoriale dhe vendi i saj në sistemin foljor të shqipes

Leonard Dauti
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi çështje teorike e metodologjike që lidhen me përcaktimin e statusit të habitores brenda sistemit foljor të gjuhës shqipe. Qëllimi i punimit është të ofrojë një qasje sa më të argumentuar në lidhje me vendin e habitores në raport me mënyrat e tjera të këtij s…

Struktura argumentore e predikatit foljor dhe kundërvënia formë veprore – formë joveprore

Leonard Dauti
Objekt i këtij artikulli është shqyrtimi i strukturës argumentore të predikatit foljor e parë në ndërvarësi me formën foljore, përkatësisht me kundërvënien formë veprore - formë joveprore të saj. Nisur nga arritjet e studimeve në lëmin e valencës së foljes, e përkatësisht të strukturës argumentore t…

Raport paraprak mbi studimin e së folmes së Elbasanit (1901)

Gjergj Pekmezi, Leonard Dauti
Siç pohon vetë në parashtresën e raportit të tij paraprak, i ngarkuar nga Komisioni Ballkanik i Akademisë Perandorake të Shkencave të perandorisë Austro-Hungareze, më 1901 Pekmezi ndërmerr udhëtimin e tij për të qëndruar për një periudhë tremujore në Elbasan, me qëllim studimin e së folmes së këtij …

Lektorium: Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (Rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike) – nga Dr. Leonard Dauti

Anila Omari
Në datën 23 maj 2023 dr. Leonard Dauti, punonjës shkencor i Departamentit të gramatikës dhe të historisë së gjuhës pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të ASA-s, mbajti ligjëratën “Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike)”. Kjo ligjëratë vje…

Vlera aspektore e të kryerës së gjuhës Shqipe

Leonard Dauti
Dalja e tri konstrukteve foljore, përkatësisht konstrukti i së pakryerës, i aoristit dhe i të kryerës, si konstrukte kohore paralele që karakterizohen nga i njëjti raport kohor në lidhje me çastin e ligjërimit për rastin e gjuhës shqipe, dhe jo vetëm për të, por edhe për gjuhët neolatine apo për gre…

Mbi alomorfinë e prapashtesave fjalëformuese në gjuhën Shqipe

Leonard Dauti
Ndajshtesimi, si rruga më prodhimtare e pasurimit të leksikut në gjuhën shqipe, mbetet edhe një ndër mënyrat më të studiuara të fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare. Jo vetëm për larminë e mjeteve përkatëse morfologjike, parashtesave dhe prapashtesave, por para së gjithash për kompleksitetin e dukur…

Përcaktimi i foljeve të parregullta në gjuhën shqipe

Leonard Dauti, Mustafa Karapinjalli
Klasifikimi i foljes në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë objekt studimi për një numër të madh autorësh, shqiptarë dhe të huaj. Në studimet për gjuhën shqipe ndeshim pothuajse po aq klasifikime sa dhe autorë që janë marrë me të, sa që vështirë se mund të gjejmë dy klasifikime që të për…