Artikujt Revista Botuesit Lëndët
×

54 rezultate për "Dardania"

Faqja 1 / 5
OA Kosova SQ

Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës

Gjon Berisha
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…
OA Kosova SQ

Gjetje të reja të monedhave romake në Vërban të Kllokotit

Naser Ferri
Në lokalitetin arkeologjik në Vërban të Kllokotit, afër Vitisë së Kosovës vazhdimisht gjenden artefakte të periudhës romake dhe bizantine. Më herët në këtë lokalitet janë gjetur një varg reliktesh nga periudha romake, në mesin e të cilëve pa dyshim vend të veçantë zë busti prej mermeri i “Zonjes Dar…
OA Kosova SQ

Dëshmitë epigrafike mbi përbërjen etnike të Ulpianës në Periudhën Romake

Emine Hajdari
Ky studim shqyrton përbërjen etnike të Ulpianës gjatë shekujve I-IV pas Kr., duke u mbështetur në analizën e mbishkrimeve të dokumentuara në qytet dhe në zonën përreth. Qëllimi është të përcaktohet më qartë fizionomia shumetnike e kësaj qendre provinciale dhe të vlerësohen mënyrat se si proceset e r…
OA Kosova SQ

Vështrim mbi ekspansionet osmane në Kosovë: nga Beteja e Parë (1389) deri në të Dytën (1448)

Agron Islami
Në kohën kur në fron erdhi sulltan Muradi i Parë (1362), Bizanti nuk ishte në gjendje tu kundërvihej zgjerimeve osmane në Rumeli (hapësira gjeografike e Ballkanit të sotëm). Në favor të vërsuljeve osmane drejtë perëndimit (Ballkanit) ishin edhe raportet e brishta politike mes Bizantit me hungarezët …

Prania e popullsisë albane në hapësirën gjeografike të Dardanisë- Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperëndimore gjatë mesjetës, para pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane

Iljaz Rexha
Në këtë punim kemi sjellë disa të dhëna të studiuesve të huaj dhe vendas, që janë marrë me trajtimin e çështjes së popullsisë së etnisë albane, studimet e të cilëve dëshmojnë se kjo popullsi ka jetuar gjatë mesjetës në arealin e Dardanisë edhe para pushtimi të Ballkanit nga ana e Perandorisë Osmane.…

Kalaja e Vërbocit: qendër e xehetarisë dardane për mihjen dhe përpunimin e hekurit

Arianit Buqinca
Kalaja e Vërbocit përfaqëson një ndër vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike të dardanëve, që dëshmon historinë e pasur dhe të diversifikuar të dardanëve të rajonit të Drenicës. Gjurmët arkeologjike sipërfaqësore, përfshirë qeramikën ngjyrë gri, strukturat ndërtimore dhe mbetjet e shumta të akti…
OA Kosova SQ

Dy monumente të perëndive të vreshtarisë dhe tregtisë të zbuluara rishtas në Kosovë

Exhlale Salihu
Në këtë punim trajtohen dy monumente nga koha romake të gjetura tash vonë në Kosovë me zbulime të rastit. Te të dyjat janë të skalitura perënditë. Njërin e përbën pllaka relievore e punuar në mermer nga Vrella e Istogut (Burimit) që i përkushtohet perëndisë së hardhisë së mishit (Liberit) dhe verës,…