Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,130 rezultate

Faqja 73 / 95

Hyrje e veprës “vëzhgime, kërkime dhe studime Në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime

David Luka
Vëllimi i gjashtë ndahet në tri pjesë: 1. Histori e gjuhës shqipe; 2. Fonetikë historike e gjuhës shqipe dhe 3. Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Historisë së gjuhës shqipe i kushtohen gjashtë shkrime, prej të cilëve katër janë të një rëndësie të veçantë, sepse trajtojnë probleme kyçe të kësaj fu…

Variante të hershme doktrinare në një kontekst të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Evalda Paci
Periodizimi i historisë së letërsisë së shkruar shqipe iniciohet me të drejtë me marrjen parasysh të kontributeve që nuk përbëjnë vetëm dokumente shkrimore të shkëputura në pikëpamje përmbajtjeje dhe plotësie tekstore. Të tilla tekste janë parë me vëmendje nga kritikët dhe studiuesit e letërsisë së …

Përcaktimi i foljeve të parregullta në gjuhën shqipe

Leonard Dauti, Mustafa Karapinjalli
Klasifikimi i foljes në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë objekt studimi për një numër të madh autorësh, shqiptarë dhe të huaj. Në studimet për gjuhën shqipe ndeshim pothuajse po aq klasifikime sa dhe autorë që janë marrë me të, sa që vështirë se mund të gjejmë dy klasifikime që të për…

Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist

Arian Leka
Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale,…

Gjurmime etimologjike në fjalorin arbëresh

Kolec Topalli
Arbërishtja e Italisë përbën një arkipelag gjuhësor, që është shkëputur valë-valë nga trungu i gjuhës-nënë para më shumë se pesë shekujsh. Duke mos qenë në kontakt me atdheun e lashtë dhe duke mos marrë pjesë në ndryshimet e shqipes, arbërishtja ka ruajtur fjalë e shprehje, forma gramatikore e struk…

Shkrimi artistik dhe diskursi teorizues në romanin bashkëkohor shqiptar romani shqiptar kundër vetvetes?!

Virion Graçi
“Shkrimtari nuk i zgjedh temat; ato e zgjedhin atë” E vendosëm si epigraf thënien e romancierit nobelist Mario Vargas - Llosa për disa arsye: së pari është sintezë e përvojës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë; së dyti është e përdorur si argument teorik prej tij në një libër të mir…

Mes misionarit dhe stilistit (Nikaj, Koliqi)

Laura Smaqi
Jo pak është folur për rolin e rëndësishëm që ka luajtur krijimtaria letrare në periudha të ndryshme si në aspektin e dëshmimit të gjuhës shqipe, ashtu dhe të propagandimit të idesë kombëtare, të orientimit të shqiptarëve drejt qëndrimeve sa më përbashkuese. Mes shembujve të shumtë, të vlefshëm për …

Letërkëmbim dhe letërsi pasioni

Shaban Sinani
Në romanin e tij Kush e solli Doruntinën shkrimtari I. Kadare ka përfytyruar një letërkëmbim intim midis nënës dhe kontit, letërkëmbim në të cilin shprehen në mirëbesim shqetësime dhe këmbehen mendime për çështje shumë vetjake, duke përfshirë atë të mbikujdesit të dyshimtë të Konstandinit për motrën…