Artikujt Revista Botuesit Lëndët

104 rezultate

Faqja 7 / 9
OA Univers SQ

Procesi i komunikimit te fëmijët nga mosha 0-5 vjeç

Marsi Simo
Në moshën 1-vjeçare te fëmijët fillojnë të zhvillohen aftësitë metalinguistike, të cilat lidhen me aftësinë për të menduar dhe përdorur gjuhën. Diku pas moshës 2-vjeçare, të vegjlit mund të imitojnë ose përdorin zëra të ndryshëm sipas kërkesave që kanë. Ndërsa pas moshës 4-vjeçare, kanë mundësi të i…
OA Optime SQ

Herbalizmi dentar

Xhuena Amuli, Valbona Disha · Departamenti i Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mj…
Kurimi i patologjive të ndryshme shëndetësore nëpërmjet bimëve tashmë njihet në të gjithë botën. Janë të njohura efektet e tyre antimikrobiale, antifungal, antivirale etj., veti këto që mund të shfrytëzohen për të trajtuar patologji edhe në kavitetin oral. Nga ana tjetër, kur krahasohen me medikamen…

Politika gjuhësore në përcaktimin e standardit të shqipes në Kongresin e Drejtshkrimit, 1972, sipas Janet Byron dhe Arshi Pipës

Esma Allamuça
Përcaktimi i standardit të një gjuhe, nuk është një akt i menjëhershëm, por është po ashtu një proces, që në kohë e vende të ndryshme, ka patur veçori të ndryshme. Sa i takon gjuhës shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit, më 1972, i dha zgjidhje përfundimtare procesit të standardizimit duke realizuar…

Administrata lokale dhe demografia e kazasë së Elbasanit, sipas vjetarëve të Manastirit, për periudhën 1888-1896

Ermal Nurja
Fryma e re reformatore mbi të cilën u ngrit riorganizimi i shtetit osman, pas shpalljes së Tanzimatit, mes të tjerash do të ndikonte pa dyshim edhe në botën e botimeve (gazeta, revista, libra, kalendarë). Vjetari i parë u botua në vitin 1263 (1847) dhe ishte vjetari statistikor i Perandorisë Osmane…

Procesi i punës on-line, hedhja e katalogëve

Myrteza Sharra · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Përshkrimi i përgjithshëm i situatës së mbylljes së institucioneve të administratës publike me Vendim të Këshillit të Ministrave. Masat e marra nga DPA për vazhdimin e proceseve të punës nga shtëpia, konkretisht hedhja e katalogëve. Bashkëpunimi i punonjësve me njëri-tjetrin për problematika të ndry…

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck

Ardita Dylgjeri
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, M…

Konceptimet e “tjetrit” në poezinë e Naim Frashërit

Abdulla Rexhepi
Nëpërmjet këtij shkrimi mëtohet të identifikohen e të analizohen konceptimet me të cilat Naim Frashëri shënjon "Tjetrin". Prania e "Tjetrit" në krijimtarinë letrare të një autori rezulton në ndërtimin e njohjes dhe identifikimit të "vetes" së tij. Kjo prani bëhet edhe më e dendur kur autori vetëdijs…

Përcaktimi i foljeve të parregullta në gjuhën shqipe

Leonard Dauti, Mustafa Karapinjalli
Klasifikimi i foljes në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë objekt studimi për një numër të madh autorësh, shqiptarë dhe të huaj. Në studimet për gjuhën shqipe ndeshim pothuajse po aq klasifikime sa dhe autorë që janë marrë me të, sa që vështirë se mund të gjejmë dy klasifikime që të për…

Konceptimi i tjetrit në tregimin “Një grek i vogël në shtëpi” (Një manual letrar për miqësinë njerëzore)

Mariglena Meminaj
Përgjithësisht është e njohur dhe e pranuar prirja disi izolacioniste e letërsisë sonë, sidomos e pjesës së pasluftës. Për shumë rrethana e kushtëzime historike, izolimi ndaj botës, të ndryshmit, tjetrit ka qenë herë kushtëzim fatal e herë kusht mbijetese në aspektin kulturor e identitar. Por, edhe …

Ke Jing, “The four others in I. Kadare’s works. A study of the albanian national identity”, edit. Foreign teaching and research press, Beijing foreign studies university, Beijing 2014, 286 p.

Shaban Sinani
Libri The Four Others in I. Kadare’s Works - Katër të tjerë në veprën e I. Kadaresë - i studiueses kineze Ke Jing, është një botim monografik kushtuar procesit ndërshekullor të identifikimit të popullit shqiptar në rrjedhat e vështira të kohërave, vështruar përmes dëshmive letrare, më së pari përmes…