Artikujt Revista Botuesit Lëndët

721 rezultate

Faqja 60 / 61

Rëndësia e mendimit kritik në fëmijërinë e hershme dhe mbështetja e tij nga edukatorja

Zehrie Plakolli
Mendimi kritik është një aftësi thelbësore kognitive, që ndikon në zhvillimin e fëmijëve nga mosha e hershme dhe është përcaktues në aftësimin e tyre për jetën, për këtë edhe e kemi vënë në fokus të këtij studimi. Qëllimi i studimit është të analizojë teori të ndryshme lidhur me rëndësinë e mendimit…

Rëndësia e komunikimit efektiv në mësimdhënie: perceptimet e mësimdhënësve

Bashkim Ali Azemi
Komunikimi është një nga nevojat e para të njeriut, prandaj hapat e parë hidhen që në fëmijëri. Në fillim ai është një mjet komunikimi i fëmijës me të rriturit, por, me kalimin e kohës, kur fëmija ndërgjegjësohet për ekzistencën e tij, komunikimi bëhet cilësi e brendshme dhe nis të përmbushë funksio…

Të dhëna mbi onomastiken ilire ne Dyrrah dhe në qendra të tjera të vendît tone

Vangjel Toçi
Në studimin e gjuhës, të jetës dhe të kulturës materiale e shpirtërore të ilirêve një rëndësi të veçantë ka edhe onomastika e tyre. Kërkimet në këtë fushë dhe në lëmin gjuhësor e historik pë rgjithësisht i kanë çuar kohët e fundit disa autorë në përfundime të reja rreth prejardhjes dhe shtrirjes ter…

Disa vërejtje rreth artikullit: "Bibliografia e letërsisë së vjetër shqipe" të Dh. S. Shuteriqit

Zef Prela
Punimi i sipërm i Dh. S. Shuteriqit, botuar në katër numrat e «Buletin i USHT. Ser. Shkenc. Shoq.» Nr. I, 2, 3, 1962 dhe Nr. 1, 1963, ka tërhequr, padyshim, ve- mendjen e studjonjësve të letërsisë dhe gjuhës shqipe, për shënimet dhe informacionet e shumta dokumentare me anë të të cilav…

Rreth ndërrimit të gjinisë së emrave në shumës në shqipe vështruar edhe në përqasje me rumanishten

Shaban Demiraj
Një nga fenomenet gjuhësore, që hasen si në shqipe ashtu edhe në rumanishte dhe që ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëvet, sidomos kohët e fundit, është edhe të paraqiturit e disa emrave në shumës me një gjini të ndryshme nga ajo e njëjësit, p.sh. shqip: vend i bukur - vende të bu…

Periudha me fjali të varur shkakore II

Spiro Floqi
Në pjesën e parë të këtij punimi kemi paraqitur periudhat me fjali të varur shkakore bashkuar me kryesoren e varësen nëpërmjet lidhëzave se, që, pse, sepse, disa prej të cilave (lidhëzat se e që) kanë një diapazon kuptimesh shumë të gjerë si lidhëza ftillëzonjëse, dhe funkciono…

Cilët terma të përdorim per të shprehur anen tingëllore të të folurit?

Anastas Dodi
Në Nr. 1 të revistës ’’Studime Filologjike” është botuar artikulli i prof. Selman Rizës, që mban titullin ”Si duhen emërtuar shqip elementët e pare të anës shqiptimore (sic!) të të folurit sidhe dy grupet e tyre kryesorë”. Mbasi shqyrton në mënyrë kritike historikun e termave zanore dhe bashkëtingël…