7,974 rezultate
Faqja 6 / 665Shtypi i fshehtë-gazeta si instrument komunikimi dhe rezistence nga organizatat e fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë vitit 1970-1981
Ky studim synon të ofrojë një analizë të thelluar të tipologjisë së komunikimit të organizatave të fshehta me karakter çlirimtar në Kosovë gjatë periudhës 1970-1981, duke vendosur në epiqendër rolin që ka luajtur shtypi i fshehtë si formë alternative dhe e domosdoshme e komunikimit politik, ideologj…
Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…
Koha e jetuar e grave në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore: rishkrimi i feminizmave historikë nga poshtë
Ky artikull propozon një historiografi feministe të Kosovës të ndërtuar mbi idenë e temporalitetit jolinear, kujtesës së trupëzuar dhe analizës strukturore të riprodhimit shoqëror. Në vend që historia e grave të paraqitet si një vijë progresi e pandërprerë gjatë socializmit, studimi e vendos kohën e…
Shasi një qendër e njohur mesjetare
Shasi (Suacium, Svaç, Soacia etj.) është një nga qendrat mesjetare më të rëndësishme të hapësirës së Ulqinit dhe pellgut shkodran, me një histori të gjatë banimi që nis nga antikiteti ilir dhe vijon gjatë periudhës romake, bizantine dhe mesjetare. Rrënojat e qytetit ndodhen rreth 25 km në verilindje…
Diplomacia Amerikane gjatë bombardimeve në Kosovë: Strategjia siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Ky studim shqyrton rolin e diplomacisë amerikane dhe ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me theks të veçantë në strategjitë diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike, humanitare dhe rajonale. Konteksti historik li…
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën e mendimit iluminist evropian, ai e kuptoi se emancipimi i kombit shqiptar nuk mund të arrihej pa arsimimin dhe zhvilli…
Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008
Pas luftës së viteve 1998-1999, Kosova u vendos nën administrimin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara nën misionin UNMIK (Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara), i cili kishte për detyrë të krijonte kushtet për stabilitet dhe zhvillim demokratik. Në këtë periudhë, KFOR-i…