Artikujt Revista Botuesit Lëndët

519 rezultate

Faqja 6 / 44

Përdorimi i rezultateve të vlerësimit të nxënësve për përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies

Selim Mehmeti
Vlerësimi i nxënësve dhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënies është një temë me rëndësi të veçantë për studiues të fushës së edukimit. Ky studim trajton përdorimin e rezultateve të vlerësimit të nxënësve nga shkollat publike të Kosovës, për që…

Roli i aktiveve profesionale në arsimin fillor në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie

Lirije Beqiri
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…

Identifikimi i nevojave të mësimdhënësve për zhvillim profesional

Addhe Krasniqi, Osman Buleshkaj
Zhvillimi profesional i dedikohet përmirësimit të punës praktike të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë. Përgatitja e duhur dhe profesionalizmi i mësimdhënësve dëshmohen në të arriturat apo performancën e nxënësve. Prandaj, mësimdhënësit duhet të jenë në hap me zhvillimet, ndryshimet dhe nevojat …
OA Univers SQ

Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre

Liridon Kadriu
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…
OA Univers SQ

Istvan Schutz - vijues dhe zhvillues i traditës albanologjike hungareze

Prof. Dr. Emil Lafe
Profesori hungarez István Schütz është një emër i njohur prej kohësh në fushën e studimeve albano-ballkanologjike moderne dhe është përfaqësuesi më i famshëm i albanologjisë në Hungari. Interesat e tij për gjuhën shqipe filluan që në vitin 1948, kur ai u caktua të mësonte hungarisht studentët e parë…