Artikujt Revista Botuesit Lëndët

120 rezultate

Faqja 6 / 10
OA Univers SQ

Bektashizmi në Egjipt gjatë dinastisë shqiptare (1805-1952)

Dorian Koçi
Egjipti, edhe pas pushtimit, osman mbeti një nga provincat më të pastabilizuara të perandorisë dhe për tre shekuj u bë një shesh beteje midis jeniçerëve dhe mamlukëve. Këta të fundit, edhe pse u mposhtën nga sulltan Selimi I, vazhduan të mbajnë pozita të forta në pashallëkun e Kajros. Duke e konside…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Figura e Ali efendi Jakupit, shembulli i muslimanit të shquar të shek. XX

Ramadan Shkodra
Për të njohur figurën shumëdimensionale e poliedrike të Ali efendiut, mjafton të shohim mendimet që ai jep për dy dijetarët e njohur, Mustafa Sabri dhe Hasan el-Bena. Vetë njohja e shoqërimi, si dhe bashkëpunimi me personalitete të tilla të Botës Islame, më së miri flasin për thellësinë e mendimit t…
OA Dritëhije SQ

Panoptika – forma ideale e mekanizmit të pushtetit totalitar

Etleva Demollari · Muzeu Kombëtar I Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Panoptika është një lloj arkitekture burgu e konceptuar nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham dhe nga i vëllai, Samuel Bentham, në fund të shekullit XVIII. Qëllimi i strukturës panoptike ishte që t’i lejonte një gardiani, të vendosur në një kullë qendrore, të vëzhgonte të gjithë të burgosurit e mb…
OA Dritëhije SQ

Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90

Oltsen Gripshi
Në shumë shtete-kombe kufiri midis lirisë dhe nënshtrimit është shumë i hollë; kalimi nga një sistem monarkik në një regjim autokratik, deri në një diktaturë të vërtetë, mund të ndodhë përmes modifikimeve aq të pandjeshme, sa të mos e bëjnë atë të perceptueshme as nga subjektet, as nga pushteti në d…
OA Dritëhije SQ

Nga Jelcini tek Putini, elemente të tranzicionit komunist në Rusi dhe një paralelizëm i shkurtër me Shqipërinë

Gjergj Totozani · Muzeu Historik Kombëtar
Nga pikëpamja teorike, tranzicioni është quajtur procesi historik gjatë të cilit shoqëritë ish-komuniste kryejnë transformimet radikale të regjimit politik dhe ekonomik socialist në atë të demokracisë pluraliste dhe të ekonomisë së tregut. Pra në aspektin ekonomik, përgjatë periudhës së tranzicionit…