Artikujt Revista Botuesit Lëndët

248 rezultate

Faqja 6 / 21
OA Optime SQ

Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij

Nikoll Rica, Dhurata Islambejo
Nëpërmjet kësaj teme synojmë të përcillet tek lexuesi informacion mbi veprat penale që mund të kryhen nëpërmjet kufirit shtetëror, veçoritë e ndjekjes penale, zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e kësaj veprimtarie. Këto lloj …
OA Optime SQ

Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil

Fatmir Tartale
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të konfl ikteve, lind nevoja për të caktuar ekspertë. Ekspertët janë persona që kanë aftësi për t’u bërë organeve gjyqësore përshkrimin e saktë të një gjendjeje fakti me të gjitha hollësitë teknike të nevojshme, ose për t’u njoftuar këtyre organeve gjykimin e artit, të tekn…
OA Univers SQ

Lufta e Kosovës dhe bashkësia islame

Ali M. Basha
Realiteti historik dëshmon se gjatë gjithë shekullit të 20-të, një numër faktorësh si: Albanofobia dhe shfarosja e kulturës greko-sllave ndaj pjesës kryesore të kombit shqiptar; sistemi shkollor ateist-komunist në të gjitha territoret ku flitet gjuha shqipe, veçanërisht në Shqipëri, shkatërrimi i vl…
OA Univers SQ

Turqia dhe përtëritja e Islamit

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Një nga problemet kryesore, i cili i ka angazhuar si turkologët vendas dhe ata të huaj për pothuajse 250 vjet në fushën e historisë turke, ka qenë zanafilla dhe kuptimi i fjalës “Turk”, si dhe karakteristikat e popullit turk dhe atdheut të tyre. Studiuesit kanë paraqitur një shumëllojshmëri pikëpamj…
OA Optime SQ

Krahasimi i legjislacionit farmaceutik të Kosovës me kërkesat e bashkësisë evropiane

Fitim Alidema, Flakron Alidema, Arieta Hasani, Mirzade Krasniqi
Rëndësia e legjislacionit farmaceutik të një vendi konsiston në vendosjen e rregullave, ligjeve, akteve nënligjore dhe të vendimeve, në bazë të të cilave zhvillohet puna e përditshme në institucionet shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik, në veçanti. Struktura e legjislacionit farm…
OA Optime SQ

Aspekte mbi pozitën procedurale të personit të tretë në procesin gjyqësor civil

Ergys Gashi
Personi i tretë është subjekt me rol të kufi zuar në procesin gjyqësor civil, të drejtat procedurale të të cilit nuk shtrihen deri në disponimin e gjykimit apo të objektit të padisë. Ai ndërhyn ose thirret në një çështje gjyqësore në vazhdim, duke u pozicionuar në mënyrë të caktuar ndaj palëve, dhe …
OA Optime SQ

Problemet juridiko-ndërkombëtare në njohjen e Kosovës

Kersi Kurti
Kosova, emër ky shumë i dëgjuar në mbarë botën. Por ç’është Kosova, ç’kërkon ajo, nga e ka prejardhjen dhe a e ka të drejtën ajo në kërkesën e saj për pavarësi? Për të arritur në këtë përfundim, jemi njohur me shumë opsione të cilat paraqiten për zgjidhje shkallë-shkallë deri në shprehjen e vullnet…
OA Optime SQ

Ekspertimi i detyrueshëm

Fatmir Tartale
Ekspertimi si një nga llojet e provave, parashikohet në kreun e dytë, seksioni 6 i Kodit të Procedurës Penale Shqiptare 1). Natyrisht duke e parë këtë lloj prove, në raport me përcaktimet e bëra në Kodet e Procedurës Penale të shumë vendeve të huaja, në përgjithësi, nga ana e legjislatorit është mba…
OA Univers SQ

Aspekte ligjore të marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit në Austri nga periudha osmane deri më sot

Dr. Irmgard MARBOE
Austria, megjithëse ka një ndarje institucionale të fesë dhe shtetit, nuk ka një raport të distancuar dhe të kufizuar kundrejt feve, por u njeh kishave dhe komuniteteve fetare detyra të rëndësishme në kuadrin e shoqërisë. Gjithsesi, Austria njeh qartë integritetin e shtetit ligjor, qartësisht jo të …
OA Univers SQ

Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit -“kushtetuta” e “vilajeteve të bashkuara”

Prof.dr. Gazmend Shpuza
Në këtë artikull trajtohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të autori me prejardhje lumjane, Sulejman Kylçe, na jep të dhëna fundamentale mbi zhvillimin e Kuvendit të Prizrenit të datave 15-17 qershor 1878. Atë ditë, delegatët e Kuvendit deklaruan: "Mallkuar qoftë kush mendon vetëm pë…
OA Univers SQ

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës (gjysma e dytë e shek. XIX dhe gjysma e parë e shek. XX)

Prof. dr. Mahir Hoti
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Austria përbën një emër disi të veçantë edhe në planin historik si faktor i jashtëm më i rëndësishmi në çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qëndrimi i Austro- Hungarisë spikat veçanërisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 rreth kufijve tanë. Nuk është e …