Artikujt Revista Botuesit Lëndët

221 rezultate

Faqja 5 / 19
OA Kosova SQ

Prizreni seli Ipeshkvore dhe qendër e trashëgimisë dhe zhvillimit Arbërore në Kosovë në periudhën e mesjetës

Bedri Muhadri
Fillet e dioqezës së Prizrenit, sipas autorëve të vjetër kishtarë, arrijnë deri në shekujt e parë të krishterimit. Shkas për këtë mendim jep fragmenti jo mjaft i saktë në letrën qarkore, në të cilën kjo ipeshkvi përmendet që në vitin 485 lidhur me Koncilin e Kalcedonisë. Në këtë letër përmenden një …

Prania e popullsisë shqiptare në hapësirën gjeografike të Dardanisë /Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore/ gjatë mesjetës para pushtimit të Perandorisë Osmane të Ballkanit

Iljaz Rexha
Artikulli trajton praninë e popullsisë shqiptare në zonën gjeografike të Dardanisë, e cila përfshin rajonet e Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjatë periudhës mesjetare deri në pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane. Studimi fokusohet në burime dokumentare historike nga shekujt 13-16 që…

Vlerësim i strukturave ekzistuese brenda kalasë së Elbasanit të ndërtuara gjatë periudhës osmane

Brunilda Basha, Zafer Sağdıç
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë strukturat e mbetura të ndërtuara midis shekujve XV-XIX brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe të analizojë arkitekturën e tyre atëherë dhe tani, si dhe të vlerësojë nivelin e punës së ruajtjes së tyre. Disa prej tyre kanë pësuar disa restaurime dhe fu…

Analiza e diskursit dhe rileximi i veprës letrare (rasti i romanit “Lumi i vdekur” i J. Xoxës)

Tomorr Plangarica · Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Në këtë artikull, që merr nxitje nga rileximi dhe rishqyrtimi i prozës së gjatë të Jakov Xoxës shumë kohë pas kontakteve të para të saj me lexuesin e kohës kur u botua, synohet të argumentohet që vepra e vërtetë letrare ka jetëgjatësi përtej kufijve të jetës së krijuesit të saj, jo vetëm falë vlerav…

Një tjetër sprovë për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët

Kristina Jorgaqi
Pas “eksperimentit” të parë gjuhësor të kryer prej Dhimitër Kamardës për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët, qe përsëri një arbëresh, Zef Skiroi, që bëri përpjekjen e dytë të këtij lloji. Modelin e shqipes së përbashkët ai u përpoq ta realizonte duke përpunuar gjuhën e poemës së ve…
OA Kosova SQ

Përgjegje vërejtjeve lidhur me tekstet historike të njësive "Shqiptarët" dhe "Marrëdhëniet shqiptaro-Jugosllave" në Enciklopedinë e Jugosllavisë

Ali Hadri
Kohët e fundit, pas botimit të vëllimit të parë të edicionit të dytë të Enciklopedisë së Jugosllavisë, është zhvilluar një polemikë lidhur me njësitë "Shqiptarët" dhe "Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave". Në përgjigjen tonë kemi provuar se disa kundërshtime nuk qëndrojnë përballë kritikës shkencore, …

Deklarata islame dhe konveta evropiane

Ajni Sinani
I gjithë njerëzimi përbën një familje të madhe. Ata janë të bashkuar nën flamurin. të të gjithë robërve të Allahut dhe ata janë fëmijët e Ademit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Të gjithë njerëzit janë të barabartë për sa i përket dinjitetit dhe nderit njerëzor. Të gjithë njerëzit janë …