Siç dihet, ndërmjet tipareve dalluese të frazeologjizmave të gjuhës, uniteti Semantik i komponentëve dhe funksioni gramatikor i frazeologjizmit në tërësi përbëjnë dy më të rëndësishmit. Megjithatë shpesh herë, kur frazeologjizmat hyjnë në fjali të ndryshme, jo vetëm nuk e ruajnë skemën, rendin e fja…
Kërkesat e sotme të marëdhënieve ekonomike, tregëtare, politike, kulturale, shkencore, etj. shtrojnë përpara leksiografisë nevojën e hartimit të fjalorëve me qëllime praktike, që t'u shërbejnë këtyre marëdhënieve, duke pasqyruar afërsisht në mënyrë objektive fjalët dhe shprehjet e përdorimit të përg…
Vinçenc Stratigo është një nga figurâ t më interesante dhe tërheqëse arbëreshe të shek. XIX. Revolucionar i flaktë, njeri i fjalës dhe i veprimit, Stratigoi luftoi me pendè dhe pushkë në radhët garibaldine kundra forcave reaksionare, borgjezisë së pasur të Veriut dhe latifondistëve të mëdhej të Jugu…
Homonimia, tingëllimi i njëjtë i njësive të ndryshme leksikore, ze një vend të veçantë në rrethin e fenomeneve të gjuhës. Arësyeja kryesore e lindjes së saj është se gjuha ndryshon, lëviz, zhvillohet në të g jitha pjesët e sistemit të vet. Fjalë dikur k re jt të largëta, me ndryshimin e gjatë foneti…
Autori i Fjalorit shqip-tyrqisht, që po botojmë, Hafiz Ali Ulqinaku, ka lindur në Ulqin më 1855 dhe ka vdekur në Lesh më 1913. Mësimet e para i ka bërë në Ulqin. Me pushtimin e Ulqinit më 1880 nga Mali l Zi, është larguar dhe ka ardhur në Shkodër bashkë me familjen e tij. Mësimet i ka plotësuar në m…
Ky Fjalorth i së folmes shqipe të Mandricës u h artu a me fjalë t dhe frazeologjinë që mblodhëm ait je (nuk futëm këtu asgjë nga tekstet), gjatë bisedave të lira dhe në bazë të një kestionari të thjeshtë, që kërkonte, p.sh., emrat e bimëve, të zoqve, kafshëve, pjesëve të trupit të njeriut, veglave t…
Linguisti francez, Mario Roques, i bani një shërbim të madh gjuhës shqipe kur ribotoi në v jetin 1932 — gati 300 vjetë pas botimit të parë Fjalorin latin-shqip të Frang Bardhit. Sipas parathanies, Mario Roques kishte në mend të bante një edicion të ri të teksteve të vjetra shqipe, por përfaqësuesi i…
Në periudhën 1-30 korrik dhe 1-15 shtator 1964 u organizuan nga sektori i leksikologjisë e i leksikografisë, i Institutit të Historisë e Gjuhësisë në përputhje me planin e tij të punës kërkimore shkencore, 11 ekspedita leksikologjike 15-ditore në rrethet Durrës, Tiranë, Peshkopi, Kukës e Krujë. Në k…