1,130 rezultate

Faqja 47 / 95

Shqipja letrare si koine mbidialektore

Emil Lafe
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rreth…

“Propozime për drejtshkrimin” – pikënisje për përmirësimin e drejtshkrimit të shqipes

Rami Memushaj
Norma gjuhësore, si shumatore e ndryshimeve gjuhësore që ndodhin në praktikën ligjërimore të folësve dhe e vëmendjes së planifikuesve gjuhësorë ndaj saj, nënkupton ndërhyrjen për përmirësimin e zgjidhjeve të veçanta të saj që paraqiten të vështira për t’u zbatuar në të shkruar e në të folur. Nga kët…

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…

Roli i shkencave albanologjike për njohjen e shqipes dhe të Shqipërisë në Itali

Giuseppina Turano
Në këtë shkrim të shkurtër do të flasim për studimet që kanë shënuar përhapjen e njohjes së gjuhës shqipe dhe të Shqipërisë në Itali. Këtu do të kufizohemi vetëm tek studiuesit italianë dhe arbëreshë që janë marrë me botën shqiptare dhe do të lëmë mënjanë veprat kushtuar dialekteve arbëreshe të Ital…

Përpjekjet e zotërve të arbërisë veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre

Qerim Dalipi
Mbi bazën e burimeve dhe të literaturës relevante synohet që të nxirren në pah përpjekjet e zotëruesve të Arbërisë Veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre, proces që nisi pas betejës së Angorës. Në këtë kuadër trajtohet përpjekja e Gjergjit II Balshës për t’i rikthyer nën pushtetin e tij zotërimet …
OA Univers SQ

Mendime mbi librin “Hasan bej Prishtina - dokumente historike nga arkivat italiane”

Prof. Dr. Nevila Nika
Botimi më i fundit i studiuesit Bejtullah Destani i titulluar "Hasan bej Prishtina - Dokumente historike nga arkivat italiane" është një befasi i këndëshme për çdo adhurues të historisë. Ai sjell një përmbledhje mjaft interesante dokumentesh të zbuluara prej tij në arkivat italiane në lidhje me një …
OA Univers SQ

“Frashëri i shquar, i panjohur”, vepër me karakter enciklopedik

Gesjana Halili
Thomas Frashëri na sjell në këtë vepër  për herë të parë fakte që nuk janë vetëm histori familjare. Vepra ka një karakter mirëfilli enciklopedik, kjo sepse autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë dhe për kryerjen e këtij studimi, ai i ka shtuar analizës historiografike metoda ndërdisiplinore, …
OA Univers SQ

“Petrela gjatë shekujve”, libër në trajtën e një monografie shkencore

Dritan Lloçi
Petrela është një prej qendrave historike më të vjetra në Shqipëri. Është dëshmi e prekshme e identitetit, qëndresës, kulturës, historive dhe fakteve përgjatë shumë shekujve. Si e tillë, Petrela është një ndër vendet tërheqëse kryesore në Tiranë, por dhe në Shqipëri, për sa i përket turizmit në për…