1,517 rezultate

Faqja 42 / 127
OA Optime SQ

Acidi abscisik molekula dhe hormoni më i ri në parandalimin e diabetit melitus.

Patricia Daliu, Elisabetta Schiano, Giuseppe Anunzziata
Sindroma metabolike ku përfshin një rreth vicioz midis diabetit, hipekolesterolemisë dhe hipertensionit është shndërruar në një problem global e cila po prek shumicën e popullatës. Sfidat e fundit të industrisë farmaceutike po orientohen drejt gjetjes së molekulave të reja kosto efektive dhe pa efek…
OA Optime SQ

Përshtatja e bllokut të ushqimit të kompjuterit në pajisje laboratorike

Fatmir Basholli, Jozef Kola
Idea për përdorimin e blloqeve të ushqimit të kompjuterit ose siç njihen ndryshe PC Power Supply, në blloqe ushqimi laboratorikë lindi si nevojë e pasurimit të bazës didaktike e mësimore me synim krijimin e klasave - kabinet për çdo grup mësimor e çdo grup lëndësh të degëve inxhinierike dhe zgjerimi…
OA Optime SQ

Agenezia dentare a shoqëruar me impaktim dentar (Case report)

Ersela Alikaj
Agenezia dentare është një anomali e numrit te dhëmbëve, që mund të prekë një ose disa dhëmbë. Klinikisht paraqitet me mungesë të një ose disa dhëmbëve, folikujt e të cilëve për shkaqe të ndryshmë, nuk janë formuar. Kjo anomoli shoqërohet pothuajse gjithmonë me malokluzion të tipeve të ndryshme , çr…
OA Optime SQ

Vlerësimi i procesit të degradimit të fenolit në ujra duke përdorur procese të avancuara oksidimi (AOP)

Aurel Nuro, Mustafa Isik, Alper Alver, Emine Basturk et al.
Ky studim prezanton të dhëna për analizat e fenolit në mostra uji dhe vleresimin e shpejtësisë së degradimit të tij në mjedise të ndryshme duke përdorur agjentë oksidimi të ndryshëm. Fenoli është një komponim i zakonshëm sidomos në ujrat e derdhjeve urbane. Ky komponim edhe pse është produkt i metab…
OA Optime SQ

Digjitalizimi i sektorit bankar, ndikimi në performancë e marrëdhëniet bankë-klient

Klodia Kola
Turbulencat teknologjike shpërthyese të dekadës së fundit kanë sjellë aktorë të rinj në tregun e financave, tradicionalisht të rezervuar ndaj bankave tregtare. Të quajtur “Fintech” dhe “BigTech”, këta aktorë të rinj janë të përqendruar kryesisht në sektorin e pagesave, por jo vetëm. Me ofrimin e shë…
OA Optime SQ

Treguesit e dopplerit të arterieve uterine në javën 19-22 të shtatzënisë për parashikimin e përfundimit të shtatzënisë

Dritan Shpati, Bledar Benja
Treguesit patologjikë të Dopplerit të të dy arterieve uterine PI ose RI > 90% ose prania e notch në javën e 19-22 të shtatzënisë parqesin risik të lartë për përfundim jo të mirë të shtatzënisë si : lindje premature, vonesë në rritjen intrauterine, preklampsi e rëndë , HELLP oligoamnios, pamjaftueshë…
OA Optime SQ

Përdorimi i teknikës “Head space” në analizat e profileve kimike të bimëve aromatike dhe mjekësore

Aurel Nuro, Miranda Misini, Arben Harizi, Fatmir Faiku et al.
Ky studim sjell një teknikë të re ekstraktimi dhe analizimi në vendin tonë për profilin kimik të bimëve mjekësore dhe aromatike. Teknika “Head Space“ realizon ekstraktimin e komponimeve kimike të këtyre bimëve pa qënë e nevojshme të përdoren tretësa (ujë, toluen, hekzan, etanol, etj) pasi një fazë e…
OA Optime SQ

Përparësitë dhe efektet e rendit juridik komunitar

Entiola Pano, Erion Pano
Themelimi i Bashkimit Europian imponoi nevojën për të “konceptuar” një sërë aktesh legjislative të cilat duhet të rregullonin marrëdhëniet mes Unionit dhe Shteteve Anëtare, mes Shteteve Anëtare, si dhe statusin dhe marrëdhëniet e çdo individi në komunitet. Fillimisht, duhej të përcaktohej mirë dhe q…
OA Optime SQ

Profili kimik i vajit esencial të Salvia Officinalis nga zona e Leskovikut, Shqipëria jug-lindore

Kleva Shpati, Aurora Napuçe, Erda Qorri, Aurel Nuro et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Salvia officinalis nga zona e Leskovikut. Kjo zonë shtrihet në Jug-Lindje të Shqipërisë në kufi me Greqinë dhe është pjesë e luginës të Lumit Vjosa. Salvia officinalis është një bimë natyrore në rajonin e Mesd…
OA Optime SQ

Hemorragjia e paslindjes në Shqipëri: Një studim retrospektiv rast-kontroll

Ilta Bylykbashi, Afërdita Manaj, Edlira Bylykbashi, Mirela Rista
Hemorragjia e paslindjes (HP) është shkaku kryesor i vdekshmërisë amtare gjatë lindjes në mbarë botën. Të dhënat mbi prevalencën dhe faktorët e rrezikut të e HP në Shqipëri janë të mangëta, ndaj qëllimi i studimit është të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
OA Optime SQ

Modernizimi urban me tipare socialiste i qyteteve tradicionale shqiptare

Agron Mesi
Në këtë tekst, vëmendje studimore do të marrë periudha e modernizimit socialist të Shqipërisë, dhe pikërisht një nga dukuritë më përfaqësuese të saj, siç qe ajo e trajtimit të trashëgimisë urbane të së kaluarës dhe e planifikimit për rimodelimin urban të saj me tipare socialiste. Në tërësinë e tij, …