Tubimi i 5-të kulturor shkencor gjermano-shqiptar “Gjuha dhe kultura e shqiptarëve- dimensione kohore dhe hapësinore” (Buçimas 5-7 qershor 2014)
Është bërë tashmë një traditë, e filluar nga viti 2002, organizimi i rregullt i një konference ndërkombëtare albanologjike nga Dega e Albanologjisë e universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, e drejtuar nga prof. Bardhyl Demiraj dhe me nismën dhe vullnetin e tij të përtërirë çdo tre vjet, në bashk…