6,172 rezultate

Faqja 39 / 515
OA Optime SQ

Profili kimik i vajrave esenciale për hypericum perforatum (lule basani) nga zona e Gjilanit, Kosovë

Miranda Misini, Fatmir Faiku, Arben Haziri, Aurel Nuro et al.
Ky studim tregon të dhënat e profilit kimik për bimët e Hypericum perforatum, e njohur si Lule Basani, nga popullatat që rriten në mënyrë natyrore në zonën e Gjilanit në Juglindje të Kosovës. Kjo bimë rritet pothuajse në të gjitha zonat e Kosovës. Kosova si një vend Mesdhetar ka klimë të përshtatshm…
OA Optime SQ

Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)

Valbona Kalemi
Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulo…
OA Kosova SQ

Ndikimet e ndërsjella kulturo-shoqërore e religjioze ndërmjet Raguzës dhe Kosovës gjatë shekujve XIV — XV

Jahja Drançolli
Që nga periudha antike dhe në periudhat e mëtejme historike Kosova shtrihet në udhëkryqin e dyndjeve e të ndikimeve që vinin nga Lindja dhe Perëndimi, herë pas here edhe nga Veriu dhe Jugu. Po ashtu, pozita e mirë gjeografike dhe pasuritë e mëdha natyrore të Kosovës mesjetare tërhiqnin vëmendjen e s…
OA Optime SQ

Roli i lidershipit transformues në kujdesin infermieror

Erind Thartori
Për përmirësimin e ciësisë së shërbimit ndaj pacientëve duke ulur koston e ofrimit të kujdesit infermieror, infermierët kanë nevojë për strategji premtuese sic është udhëheqja transformuese. Kuptimi i lidershipit transformues dhe potencialit që ai ka është pjesë përbërëse e përmiresimit të performan…
OA Optime SQ

Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane

Dorina Arapi
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja tradicionale e lokale ishte e lidhur ngushtë me politikat e kohës, me kulturën, ekonominë, traditat lokale dhe me instit…
OA Kosova SQ

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në luftën nacionalçlirimtare (1941 —1945)

Sylë Dreshaj
 Në këtë punim janë bërë përpjekje që sa më realisht të paraqitet pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në LNÇ nën udhëheqjen e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë e Dukagjin. Për këtë temë nuk ka shkruar askush në veçanti deri tash. Për trajtimin e këtij problemi janë shfrytë…
OA Optime SQ

Studimi i komponimeve farmaceutike dhe mbetjeve të tyre në ujin e lumit Sitnica, Kosovë

Afërdita Camaj, Arben Haziri, Arieta Ibrahimi, Aurel Nuro et al.
Produktet farmaceutike që përdoren për trajtime shëndetësore spitalore, ambulatore, shtëpiake dhe për qëllime veterinare janë komponime të zakonshme të raportuara në ujrat sipërfaqësore. Shkak është eskertimi i tyre nga pacientët apo kafshët ku janë aplikuar këto barna. Një pjesë e substancave prima…
OA Optime SQ

Optimizimi i rrjetave urbane radiolëvizëse në raport me impaktin ambiental të rrezatimeve në radiofrekuencë

Desar Shahu, Joana Minga, Ismail Baxhaku
Në dy dekadat e fundit, ka patur një zhvillim të vazhdueshëm të sistemeve radiolëvizëse të telekomunikacionit, si përgjigje e kërkesave të përdoruesve për shërbime me cilësi gjithmonë e më të lartë. Nga ana tjetër, është rritur ndjeshëm vëmendja e përdoruesve në raport me rrezikun shëndetësor që mun…
OA Optime SQ

Efekti estetik i shembëlltyrave letrare në ligjërimin gojor

Hajri Mandri
Përdorimi i shembëlltyrave letrare, (parabola), në ligjërimin gojor nuk është vetëm një art, por është edhe një lloj magjie që transformon fjalët e thjeshta në një udhëtim plot kuptim dhe bukuri. Një histori të vogël që mbart një mesazh të thellë, të tillë që të bën të mendosh dhe të ndjehesh si një…