1,405 rezultate

Faqja 37 / 118
OA Optime SQ

Vaji esencial i bimës aromatike mjekësore të karafilit (syzygium aromaticum) i përfituar me metoda të ndryshme

Krenaida Taraj, Aida Dama, Adelaida Andoni
Bimët aromatike mjekësore janë pjesë e rëndësishme përbërëse e biodiversitetit të vendit tonë. Ato janë një pasuri e çmuar kombëtare, pjesë e studimeve tona shkencore dheaplikative. Karafi li (Syzygium aromaticum, sinonim Eugenia aromaticum or Eugenia caryophyllata) quhet një gonxhe e lules të tharë…
OA Optime SQ

Efektet anësore të rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë tek pacientët me kancer rekurent të kokë-qafës

Elvisa Kozma, Agim Sallaku
Nga viti 2012-2015 janë ritrajtuar 20 pacientë me kancer rekurent të parezekueshëm të kokë-qafës pas një trajtimi të mëparshëm me kirurgji dhe/ose radiokimioterapi. U ritrajtuan 16 meshkuj dhe 4 femra me moshë mesatare 58 vjeç (47-75vjeç). Pacientët u paraqitën me Karnofsky Performance State 60-80%.…
OA Optime SQ

Karakterizimi kimik me teknikën GC/FID për vajin esencial të popullatave të salvia officinalius që rriten në Shqipëri

Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aurora Napuçe, Aida Dama et al.
Objektivat: Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Salvia officinalis nga Jugu, Juglindja dhe Verilindja e Shqipërisë. Salvia officinalis është një bimë natyrore në rajonin e Mesdheut dhe tashmë e përhapur dhe e përshtatur në shumë zona të tjera n…
OA Optime SQ

Karakterizimi kimik me GC/fid i vajit esencial për timus vulgaris. Rast studimi: Popullata nga veriu i Shqipërisë

Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës së llojit Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë. Thymus Vulgaris është një bimë e familjes Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta, që përdoret shpesh për zbukurime, përveç përdorimeve të saj…
OA Optime SQ

Përcaktimi i njëkohshëm i disa konservuesve ushqimorë dhe farmaceutikë me anë të HPLC/DAD

Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Oljana Pine, Aurora Napuce et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e konservuesëve ushqimorë dhe farmaceutikë me anë të teknikës HLC/DAD. U ndërtua një metodë analitike që benzoati i natriumit, acidi sorbik, acidi askorbik dhe metil-paraben të përcaktoheshin në mënyrë të njëkohshme. Këta…
OA Univers SQ

Meditim rreth librit “Shpalosje etnopedagogjike” të prof. dr. Shefik Osmani

Prof. Dr. Musa Kraja
Vepra “Shpalosje etnopedagogjike” paraqet veprimtarinë e mbi 30 personaliteteve të njohur, megjithëkëtë, libri nuk duhet parë me syrin e 60, 70 apo 80-vjeçarëve, që i kanë njohur ose kanë lexuar për traditën shqiptare. Disa portrete në mënyrë të sintetizuar janë edhe në fjalorin pedagogjik të profes…
OA Univers SQ

Konsulta gjuhësore e Prishtinës- Akt madhor i përbashkësisë gjuhësore të shqiptarëve

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Më datën 23 prill 2008, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe të Kosovës organizuan Sesionin Shkencor përkujtimor me temë “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)”. Këshilli organizues i Sesionit përbëhej nga akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Qosja, prof. Shefkije Islamaj (kry…
OA Univers SQ

Naim e Sami Frashëri dhe revista “Ckronj mësimi e përhercime”

Prof. Dr. Hamit Boriçi
Revista "Drita"-"Dituria" ("Ckronj mësimi e përhercime") njihet si një prej organeve të para të shtypit të periudhës së Rilindjes Kombëtare, sepse është e para revistë e përkohshme didaktiko-pedagogjike shqiptare. E ideuar dhe e drejtuar nga vëllezërit Naim e Sami Frashëri, ajo nisi të botohej më 10…
OA Univers SQ

Dervish Sali Ashkiu dhe kopja e tij e Divanit shqip të Nezim Beratit

Dr. Genciana Abazi - Egro
Gjatë punës për përgatitjen e edicionit tekstual kritik të Divanit shqip të Nezim Beratit (Frakulla) më tërhoqi vëmendjen një fakt interesant. Në një kopje të Divanit shqip, të kopjuar në vitin 1847 në qytetin e Tepelenës, disa fjalë turqisht të përdorur nga Nezimi janë zëvendësuar me fjalë shqipe. …
OA Univers SQ

Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në xhaminë Bajrak

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Kuvendi historik i Prizrenit, në të cilin u themelua Lidhja Shqiptare, u mbajt në Bajrak xhami (në Xhaminë Flamur) të këtij qyteti. Edhe pse ishte një objekt i kultit islam, në të morën pjesë jo vetëm 38 pjesëmarrës muslimanë, por përkrah tyre u rreshtuan dhe pesë delegatë kristianë (ortodoksë e kat…