×

1,405 rezultate për "EU"

Faqja 35 / 118
OA Optime SQ

Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë

Holta Seferi
Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal. Ato kanë si qëllim të parandalojnë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të atij që ka kryer një vepër penale, të pengojnë shmangien e tij nga procedimi, përpjek…
OA Optime SQ

Roli i kurrikulës dhe i shkollës në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve

Albana Tahiri, Esmeralda Strori
Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë një panoramë e cila lidhet me përmbajtjen dhe strukturën e programit mësimor të mësimit në gjuhën amtare, e cila është shumë e rëndësishëm për formimin intelektual të çdo individi. Gjuha amtare është instrument krijues i shprehive vetjake, instrument i zhvill…
OA Optime SQ

Skleroza amiotrofike laterale, një sëmundje e re apo tashmë e njohur edhe në Shqipëri?

Orjon Rroji, Leonida Sukaxhija
Skleroza Amiotrofike Laterale (ALS) është një sëmundje neurodegjenerative e pakurueshme, e cila karakterizohet nga një degjenerim progresiv i neuroneve motore të trurit, trungut të trurit, dhe palcës së kurrizit duke sjellë paralizë të muskujve dhe vdekje nga insuficienca respiratore brenda 2 − 5 vi…
OA Optime SQ

Diskutim i praktikave më të mira të zgjedhura në mbrojtjen e shëndetit mendor në Poloni, 2004 - 2017

Petrit Dollani, Angelika Jakubowska
Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë disa praktika më të mira në mbrojtjen e shëndetit mendor në Republikën e Polonisë, pas hyrjes së saj në BE. Metodologjia e përdorur është hulumtim sekondar i bazuar në botimet ekzistuese, kryesisht në gjuhën polake. Autorët kanë arritur të kryejnë një kla…
OA Optime SQ

Kujdesi farmaceutik: Roli i farmacistit në farmacitë e rrjetit të hapur në këshillimin shëndetësor të pacientit

Aurora Napuçe, Vera Ostreni, Aida Dama, Kleva Shpati et al.
Sipas Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike (FIP) − “Misioni i praktikës së farmacisë është të ofrojë barna, produkte dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor dhe të ndihmojë njerëzit dhe shoqërinë që t’i përdorë sa më mirë ato”. Kujdesi farmaceutik është një filozofi praktike e përgjithshme tek…
OA Optime SQ

Efikasiteti i terapisë gjithëpërfshirëse mbi cilësinë e jetës së pacientit neurokirurgjikal

Suela Kalaja, Anita Pilika, Artan Simaku
Kanceri si një sëmundje, ashtu si edhe terapitë që merren me trajtimin e tij, tregon se pacientët kalojnë trauma të mëdha, të ndryshme nga një person në tjetrin, dhe këta persona reagojnë në mënyra të ndryshme.
OA Optime SQ

Pikëpamjet historike, bashkëkohore dhe psikologjike mbi stilet e lidershipit të mësuesit të institucioneve arsimore

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Fatmir Tartale
Sot, në shek XXI, një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh e të rinjsh po përballen me çrregullime, problematika e sfida në të nxënë, të natyrës psiko-emocionale, të sjelljes sociale etj. Sot po rritet jo vetëm numri i nxënësve me vështirësi, por edhe ashpërsia dhe kompleksiteti i vetë vështirësive.…
OA Optime SQ

Karakterizimi kimik për vajin esencial të bimës së lavandula angustifolia nga Shqipëria

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Lavandula angustifolia nga disa zona të Shqipërisë. Lavandula angustifolia është një bimë e familjes të Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta që përdoret shpesh për zbukurime, përv…
OA Optime SQ

Parandalimi i nekrozës së mandibulës dhe/ose maksilës gjatë terapisë me bifosfonate në pacientët me osteoporozë

Joana Hankollari
Pavarësisht riskut për të zhvilluar nekrozën mandibulare dhe/ose maksilare gjatë përdorimit të bifosfonateve në osteoporozë, ekzistojnë mënyra parandalimi që kërkojnë bashkëpunimin e mjekut reumatolog, pacientit dhe mjekut stomatolog.
OA Optime SQ

Efektet e emigricionit mbi varfërinë, pabarazinë dhe formimin e kapitalit human në Shqipëri

Manuela Meçe, Entela Kaleshi
Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit në botë, 3.3 emigrantë për 1,000 njerëz, dhe sipas Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së ka më shumë se 1.25 milion emigrantë shqiptarë. Në vitin 2010 Shqipërisë iu mundësua lëvizja e lirë pa viza në zonën Shengen dhe kjo n…
OA Optime SQ

Mbrojtja speciale për të miturit dhe gratë shtatzënë në punë

Enea Sheqi
Objektivi i këtij artikulli është trajtimi në mënyrë të detajuar dhe shpjegimi i mbrojtjes së kategorisë së veçantë të punëmarrësve gjatë marrëdhënies së punës. Kështu kjo trajtesë ofron një panoramë të kuadrit ligjor shqiptar të rregullave që ofrojnë sigurinë dhe shëndetin në punë në kuadrin e një …