398 rezultate
Faqja 33 / 34Jetësimi i rekomandimeve të hulumtimeve nga instituti pedagogjik i kosovës për arsimin e të rriturve në politikats dhe praktikat e këtij komponenti
Arsimi i të rriturve në Kosovë (ARr) është tematikë e trajtuar në vazhdimësi në kuadër të veprimtarisë hulumtuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Janë shtatë raporte të hulumtimeve të publikuara, qoftë si botime të veçanta, apo pjesë e vjetarit Kërkime Pedagogjike. Mbi bazën e gjetjeve ja…
Praktikat edukative për integrimin e aktiviteteve fizike në punën me fëmijët 3-6vjeç
Edukimi në fushën e zhvillimit fizik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve të moshës 3-6-vjeçare. Në edukimin e institucionalizuar parashkollor, edukatoret kanë rol me rëndësi në integrimin e aktiviteteve fizike gjatë realizimit të punës me fëmijë. Integrimi i zhvillimit fizik ka një r…
Aplikimi i qasjes ndërlëndore në arsimin fillor
Qasja ndërlëndore është një kërkesë e kurrikulës së re, e cila synon të integrojë njohuritë nga fusha të ndryshme për të nxitur mësim gjithëpërfshirës dhe të kuptueshëm për nxënësit. Ky studim kishte për qëllim të shqyrtojë zbatimin e qasjes ndërlëndore në arsimin fillor në Kosovë, duke analizuar pe…
Perceptimet e mësuesve udhëtues për praktikat e gjithëpërfshirjes në Kosovë
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë perceptimet e mësuesve udhëtues për praktikat e gjithëpërfshirjes në Kosovë. Meqë procesi i gjithëpërfshirjes has në sfida të shumta dhe ofrimi i mbështetjes nga mësuesit udhëtues për shkollat, të cilat përfshijnë nxënës me nevoja të veçanta arsimore, është …
Ndikimi i përdorimit të chatgpt te nxënësit: përparësitë dhe sfidat
Në epokën e digjitalizimit, inteligjenca artificiale (IA) po e transformon ndjeshëm mënyrën e të nxënit në arsimin e mesëm të lartë. Ky studim shqyrton mundësitë e ndikimit të IA-së, me fokus në ChatGPT, në përvojën e të nxënit të nxënësve 14-15 vjeç. Theksi vihet mbi balancimin midis përfitimeve dh…
Përvojat e edukatoreve gjatë fazës së pilotimit të kurrikulës për edukimin në fëmijërinë e hershme
Ky studim ka për qëllim të vlerësojë përvojat e edukatoreve gjatë fazës së pilotimit të kurrikulës për edukimin në fëmijërinë e hershme, duke analizuar gatishmërinë profesionale, sfidat dhe nivelin e mbështetjes institucionale që e kanë shoqëruar procesin e zbatimit. Hulumtimi synon të kuptojë se si…
Perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve për tekstet dhe materialet mësimore që përdoren në shkollat profesionale
Ndër problemet e ngritura vazhdimisht në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional janë përdorimi dhe cilësia e teksteve dhe materialeve mësimore për shumicën e profileve në shkollat profesionale. Qëllimi i studimit ishte të analizojë gjendjen aktuale të shkollave profesionale nga perspektiva e mës…
Rëndësia e komunikimit efektiv në mësimdhënie: perceptimet e mësimdhënësve
Komunikimi është një nga nevojat e para të njeriut, prandaj hapat e parë hidhen që në fëmijëri. Në fillim ai është një mjet komunikimi i fëmijës me të rriturit, por, me kalimin e kohës, kur fëmija ndërgjegjësohet për ekzistencën e tij, komunikimi bëhet cilësi e brendshme dhe nis të përmbushë funksio…