×

635 rezultate për "J K"

Faqja 32 / 53
OA Univers SQ

Problematika në mësimdhënien e historisë së filozofisë

Aleksandër Kocani, Ada Kocani
Me trajtimin e problematikave në mësimdhënien historisë së filozofisë tentojmë të kapim mangësitë dhe problemet në mësimin e shkencave shoqërore dhe humane  në shkolla të mesme dhe medrese. Pra, synojmë të nxjerrim në pah disa probleme lidhur me funksionin formues të qytetarit aktiv që duhet të luaj…
OA Univers SQ

Bibliografi kronologjike e periodikut “Perlindja e Shqipëniës” (gusht-shtator 1913)

Heral Saraçi
Për një studim shkencor të diturisë historiografike është domosdoshmëri një punë sistematike. Ndërmjet mjeteve të punës që përdorin humanistët me synim objektivitetin shkencor është edhe bibliografia. Me anë të saj kërkohet të arrihet një klasifikim sistematik i të dhënave në lidhje me një periudhë,…
OA Univers SQ

Jehona e tragjedive të Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës (vitet ’30 -‘40)

Gëzim Puka
Ethem Haxhiademi ishte bërë i njohur në vitet ‘30 si tragjediograf.  Ai kishte botuar disa tragjedi brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në këtë artikull vihen në përballje kritikë të ndryshëm të këtyre viteve (‘30-’40), bëhet një qasje kritike komenti, si një formë praktike pluraliste. Përmes s…
OA Univers SQ

Struktura etiko-morale e personalitetit të njeriut

Faruk Borova
Vlerat etiko-morale të njeriut janë shumë të rëndësishme pasi mbi këto vlera krijohet edhe personaliteti i njeriut. Autori Xhemal Balla, si elementë të strukturës etiko-morale të personalitetit të njeriut ka trajtuar mjaft të tilla, duke përfshirë virtyte dhe vese, që mund të konsiderohen si më krye…
OA Univers SQ

Rrugëtim në romanet e Agron Tufës

Emine Boriçi
Agron Tufa është ndër autorët që ka kontribuar shumë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai ka përdorur në veprat e tij teknika të ndryshme dhe të veçanta rrëfimore, sidomos në elementin kohë. Përmes tyre ai veçohet si autori me stil unik, përpjekja e të cilit në këtë lëmë i paralelizon romanet shq…
OA Univers SQ

Lufta e Shkodrës 1912-1913 ditar anonim

Anisa Hykaj
Lufta e Shkodrës kundër agresionit serbo-malazes në vitet 1912-1913 është një ngjarje madhore në historinë tonë kombëtare, së cilës nuk i është kushtuar rëndësia dhe vëmendja që meriton. Një  problem tjetër lidhur me pasqyrimin historiografik të kësaj ngjarjeje është edhe mungesa e burimeve vendase …

Shqiptarët në fotografitë e ushtrisë Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore 1915-1917

Berat Murina
Në këtë punim të do të paraqesim disa fotografi me karakter historik të filmuara gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërorë nga Forcat e Ushtrisë Austro-Hungareze, e që ishin prezent në territoret shqiptare. Në shumicën e fotografive shihen forcat Austro-Hungareze dhe pritjet nga qytetarët e disa qy…

Angazhimi diplomatik i Hasan Prishtinës për ndërkombëtarizimin e çështjes Kombëtare Shqiptare

Kastriot Veselaj
Për të realizuar qëllimet kryesore politike të Lëvizjes sonë Kombëtare, u vunë në aktivitet të gjitha forcat patriotike të popullit shqiptar. Edhe pse situata në arenën ndërkombëtare ishte në disfavor për çështjen shqiptare, megjithatë këta patriotë arritën ta ndërkombëtarizonin çështjen kombëtare n…

Zgjedhja e Qeverisë së Princ Wied-it

Ndriçim Mehmeti
Zgjedhja e qeverisë pas ardhjes së Princ Wied-it, rezultoi se ishte një detyrë po aq e vështirë sa përzgjedhja e princit për fronin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Shqipëria ishte një vend i vogël i pa mësuar me një pushtet qendror dhe i udhëhequr gjithmonë prej autoritetit të klanit, fisit apo të …

Ushtaraku madhor i vlerësuar pas një shekulli

Zaho Golemi
Një shekull pavarësi janë pak për një komb, por është sinjifikativ për kombin shqiptar. Fatin e një kombi të tërë e shkruajnë emrat, burrat e kombit, vizionarët. Emra të ndritur të historisë shqiptare shkruan epope përgjatë shekujve me emrin e tyre dhe e lidhën fatin e kombit në periudha të rëndësis…

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare

Ola Shano
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim. Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit …