1,268 rezultate

Faqja 31 / 106
OA Optime SQ

Përcaktimi i dimensioneve të indit suprakrestal që vjen pas procedurave të zgjatjes së kurorës te njerzit

Fatme Hamasni, Zeina Majzoub
Aplikimi standard i një vlere mesatare prej 2.04 mm për gjerësinë biologjike është demonstruar të rezultojë në sasi jo të vazhdueshme të zgjatjes së dhëmbit pas procedurës së zgjatjes së kurorës (CLP). BW është zëvendësuar kohët e fundit nga lartësia e indeve gingivale sulkulare (SGT) që përfshin BW…
OA Optime SQ

Matësi i nivelit të alkoolit me arduino

Kristi Kadiu, Artur Prendi
Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve automobilistike është drejtimi i automjetit në gjendje të dehur. Statistikat tregojnë se rreth 14% e vdekjeve të raportuara nga aksidentet automobilistike kanë si shkak gjendjen e drejtuesit të pirë, me nivele të alkoolit mbi normat e lejuara. Gjithashtu, pers…
OA Optime SQ

Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit

Nilena Eriksen, Valbona Disha
Çrregullimet strukturale të smaltit dentar janë patologji që hasen shpesh tek dhëmbët e përhershëm. Ato variojnë në paraqitjen e tyre përsa i përket shtrirjes, kufizimit, si dhe ngjyrimit të lezioneve. Në kuadrin e lezioneve strukturale, hipomineralizimi me origjinë sistemike i një deri në katër mol…
OA Optime SQ

Shpeshtësia e anemisë ferro-deficitare në moshat pediatrike

Edmont Laho, Xhejni Borshi
Qëllimi i këtij punimi është që të nxjerrë në pah sëmundjet më të shpeshta dhe problematike te pacientët e shtruar në shërbimin e pediatrisë, dhe në veçanti, shpeshtësinë dhe shkallën e anemive hypokrome. Në këtë punim janë studiuar të gjitha rastet e pacientëve të shtruar në shërbimin tonë gjatë vi…
OA Optime SQ

Përparësitë dhe risqet në trajtimin implantar me një seancë në rastet me patologji kistike

Aldo Vangjeli, Enkelejda Elbasani
Patologjitë kistike përfaqësojnë një gamë të gjerë diskutimesh, por fokusi ynë në këtë studim, janë pasojat në dhëmbë të humbur e kockë të dëmtuar. Riparimi i defektit dhe rikthimi i funksionit dhe estetikës janë çështjet kryesore. Përparësitë dhe risqet sipas gjendjes së pacientit, do të jenë përca…
OA Optime SQ

Vlerёsimi i hiperplazisё gingivale shkaktuar nga medikamentet

Vera Ostreni, Ilma Robo, Saimir Heta, Greta Plaka et al.
Hiperplazia gingivale nga medikamentet ёshtё patologji jo rrallё e hasur gjatё punёs rutinё nё njёsitё dentare. Qёllimi i kёsaj teme ёshtё paraqitja e pamjes klinike tё hiperplazive gingivale shkaktuar nga medikamentet. Dihen tashmё tri klasat e medikamenteve qё shkaktojnё kёto hiperplazi dhe nё ba…
OA Optime SQ

Analizat kimike të përmbajtjes së polifenoleve dhe të përbërjes alkoolike te mostrat e birrës nga tregu Shqiptar

Ardit Shehi, Aurel Nuro, Kleva Shpati, Aurora Napuçe
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike të përmbajtjes polifenolike te disa nga birrat që gjenden në tregun shqiptar. Për të gjitha mostrat e birrës janë realizuar dhe analiza për përbërjen alkoolike të tyre. Birra është një pije me përmbajtje të ulët alkoolike që konsumohet në sasi …
OA Optime SQ

Terapia vitale në patologjitë pulpare të dhëmbëve të përkohshëm: Konsiderata klinike

Nilena Nasi, Valbona Disha, Sara Terihati
Përfshirja e hershme e pulpës si pasojë e kariesit dentar të patrajtuar është një situatë klinike shumë e shpeshtë në praktikën e dentistrisë pediatrike. Kjo vjen si pasojë e një sërë faktorësh si strukturalë ashtu edhe morfologjikë që karakterizojnë dhëmbët e përkohshëm. Në këtë studim jemi përpjek…
OA Optime SQ

Raportim mbi efektivitetin in vitro të derivatit të acidit dihidroantracen disulfonik ndaj enterobacter cloacae

Florjana Rustemi, Ledjan Malaj, Gëzim Boçari, Dritan Mnela
Ky studim paraqet efektivitetin antibakterial in vitro të preparatit të derivatit të acidit dihidroantracen disulfonik (patenta DE102004003030A1) në një rast të diagnostikuar me Fasciit Nekrotizant, i cili ka rezultuar rezistent ndaj shumë antibiotikëve. Fasciiti Nekrotizant njihet kudo në botë si i…
OA Optime SQ

Betoni transparent, një material i ri në zhvillim. Rasti studimor, Tirana 2018

Fisnik Kadiu, Xhejna Topçiu
Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë sjelljen e betonit transparent duke përdorur në përbërje të tij fibra optike plastike (POF). E kemi emërtuar “rasti studimor Tirana 2018”, për faktin se ky studim eksperimental realizohet për herë të parë në vendin tonë. Eksperimentimi laboratorik ka kon…
OA Optime SQ

Oksisterolet: Një fushë intensive e kërkimit shkencor

Rilinda Klosi
Tashmë pranohet se oksisterolet, produkte të oksidimit të steroleve, luajnë rol themelor në rregullimin e proceseve të ndryshme biologjike, si dhe në zhvillimin e shumë patologjive. Vitet e fundit, kërkues të ndryshëm të fushave të kimisë, të biologjisë dhe mjekësisë janë përfshirë në studime të bas…