Artikujt Revista Botuesit Lëndët

429 rezultate

Faqja 24 / 36

Mbetja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuadrin e Shtetit Serb

Ilir Zylfiu
Perceptimi i një konflikti në mes serbëve dhe shqiptarëve, sa i përket viseve shqiptare në Kosovë, duke përfshi këtu edhe Luginën e Preshevës, janë perceptime me motive politike të së kaluarës e tregime kombëtare për qëllime nacionaliste. Keqinterpretimi dhe promovimi i perceptimeve të një konflikti…

Disa nga programet dhe elaboratet politike Serbe për Kosovën dhe popullin Shqiptar

Haxhi Ademi
Qëllimi i këtij studimi është që të trajtojmë disa nga programet dhe elaboratet serbe, që janë ideuar nga personalitetet më të shquara serbe, gjatë gjithë historisë, që kishin për qëllimet shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga trojet e tyre dhe vendosjen e elementit sllavë. Këtë politikë antishqip…

Shkodra në qerthullin e luftës ballkanike dhe të pushtimit Serbo-Malazez

Bendis Kraja
Punimi i trajtuar, “Shkodra në qerthullin e Luftës Ballkanike dhe të pushtimit serbo-malazez”, hedh dritë mbi një periudhë që ngërthen ngjarje dhe fakte të shënuara dhe të një rëndësie të madhe si në shkallë vendi, ashtu edhe në atë lokale. Kjo për faktin se, qyteti më i madh e më i populluar i Shqi…

Shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe Shqiptarët myslimanë të Maqedonisë perëndimore

Dorian Koçi
Vilajeti i Manastirit, një nga katër vilajetet që përfshinte popullsi shqiptare në provincën osmane të Rumelisë, është parë gjithnjë si një territor ku identitetet nacionale kanë qenë më të zbehta, krahasuar me vetë-përcaktimin dhe identitetet fetare të popullsive që banonin në të. Si një nga krahin…

Gjurmëve të kolosit Tetovar - Mehmet Pashë Deralla

Ismail Arsllani
Duke gjurmuar pas shtigjeve të jetës dhe veprimtarisë kombëtare të kolosit shqiptar, atdhetarit të paepur, pashait tetovar, Mehmet Deralla, me shumë grada mbi supe, deri në atë të gjeneralit të ushtrisë perandorake; sigurimit me ushtarë të konferencës së Lidhjes së Prizrenit; qëndrimit në Bagdad, kt…

Dritë mbi figurën e gjeneralit Mehmet Pashë Deralla

Hamdi Mediu
Historiografia jonë duhet të reflektojë edhe më shumë për të ndriçuar tërësisht vlerat e figurave të tilla të shquara, që për arsye ideologjike sistemi monist i braktisi dhe i anatemoi. Kjo ndodhi edhe me figurën e Mehmet Pashë Derallës. Mehmet Pashë Deralla është regjistruar në historiografinë shqi…

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare

Ola Shano
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim. Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit …

Gjenerali nga Tetova i dimensionit etnik

Eugen Shehu
Gradeci i Tetovës, në ato lugina të bukura në prehër të malit Sharr, do të zgjohej një mëngjes të largët të pranverës së vitit 1848, me disa të shtëna pushke. Në shtëpinë e Hasan Derallës pat lindur djalë. Asokohe, mjaft djem shqiptarë merrnin udhët e Anadollit, për të mos u kthyer më, por gjithsesi…

Mehmet Pashë Deralla – luftëtar i shquar i periudhës së Rilindjes Kombëtare

Xhelal Zejneli
Atje ku është etnia dhe shumësia shqiptare, atje është Shqipëria –lajtmotiv i rilindësve. Një ndër veprimtarët më të spikatur të Lëvizjes Kombëtare në trevat verilindore është edhe Mehmet Deralla. Emri i këtij personaliteti figuron edhe si Mehmet Pashë Deralla, apo Mehmet Pashë Tetova. Veprimtaria e…

Presioni serb për asimilimin e Shqiptarëve ortodoksë (shek. xix deri në vitin 1913)

Fehari Ramadani
Gjatë shek. XIX te popujt e Ballkanit lindën dhe u zhvilluan lëvizjet nacionaliste. Këto lëvizje u shoqëruan me përpjekjet për pushtimin e territoreve të banuara nga popullsia e huaj, e që në atë kohë ishin ende pjesë e Perandorisë Osmane. Synimet për pushtimin e territoreve shqiptare nga ana e shte…

Eliminimi i elitës fetare të Shqiptarëve si formë e gjenocidit serb (1878-1999)

Nuridin Ahmeti
Pjesë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare gjatë historisë janë edhe krerët fetarë. Të lidhur me vendin dhe popullin ku shërbenin, sa herë popullit i është ekspozuar gjenocidit nuk janë kursyer as ata. Duke qenë se kjo shtresë kishte rol të veçantë shpirtëror, por edhe intelektual, ndikimi i saj në s…