Tranicioni nga kopshti në klasën e parë është një fazë kyçe në procesin e zhvillimit të fëmijëve, e cila kërkon përgatitje të gjithanshme për t’u mundësuar një përshtatje të suksesshme në mjedisin e ri shkollor. Mbështetja në zhvillimin fizik, intelektual dhe emocional, të fëmijëve në moshën parashk…
Rekuizimi, ishte fushatë plaçkitëse, ekonomike me pasoja psikike dhe shumë komplekse, të cilën e bënte vetë përzierja e shtetit në zbatimin dhe argumentimin e saj. Për të zbatuar këtë politikë rekuizuese, u përdorën edhe organet duke filluar nga këshillat vendorë e të rretheve, të cilat në mënyrë hi…
Bullizmi është një problem shumë i madh dhe shqetësues për shoqërinë, i përhapur në sistemin arsimor në të gjithë botën. Kohët e fundit, opinioni publik dhe profesionistët kanë filluar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat e Kosovës shkak i shpërfaqjes së bullizmit në shkolla.…
Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhim…
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dh…
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente, si dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve të përcaktuara me udhëzim administrativ (UA nr.14/2019) për këtë katego…
Si në gjithë Kosovën edhe në Komunën e Drenasit (Gllogocit) organizohen protesta dhe pas këtyre protestave fillojnë arrestimet dhe dënimet, qoftë individuale, qoftë grupore. Arrestimet përfshijnë pa përjashtim, mësues, studentë, mjekë, elektricistë, kimistë dhe tregtarë. Duke u baz…
Hulumtimi shqyrton dhe analizon perceptimet e edukatoreve lidhur me ndikimin e zhvillimit të tyre profesional në arritjet e fëmijëve të moshës 3-6 vjeç. Ky hulumtim është realizuar përmes qasjes cilësore, me një dizajn fenomenologjik, me intervista gjysmë të strukturuara për të mbledhur të dhëna. Si…