511 rezultate
Faqja 22 / 43Lashtësia e eposit të kreshnikëve nëpërmjet arkaizmave gramatikore
Letërsia artistike popullore është krijuar nga autorë anonimë në periudha të ndryshme të shoqërisë njerëzore. Disa krijime janë shumë të
lashta, disa janë më të reja. Për kohën e krijimit të tyre mund të gjykohet nga përmbajtja, nga ngjarjet historike që paraqiten dhe nga aspekte të ndryshme të jet…
Erosi në prozën e Dritëro Agollit
Erosi që paraqitet herë si fluiditet e herë si një veprim konkret nuk është shumë i pranishëm në letërsinë shqipe të pas vitit 1944. Shpesh, është konsideruar si temë tabu, madje, edhe e shtrembëruar deri si një “shfaqje e degjenerimit”. Tek Agolli dashuria do të shfaqet në të gjitha format e saj, d…
Përpjekja e parë për të hartuar një atlas gjuhësor të shqipes (1940-1944)
Më 2007, në kuadrin e marrëveshjeve kulturore ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit të Napolit (L’Orientale) u botua në dy vëllime Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe. Kjo vepër monumentale, themelore për dialektologjinë shqiptare dhe ballkanike, u hartua nga studiuesit e…
Ikja prej mitit të njeriut të ri, në “Zhurma e erërave të dikurshme”
Një numër i konsiderueshëm studiuesish të letërsisë shqipe ndajnë të njëjtin qëndrim kur shtrohet çështja e pranisë së elementit qëllimor, angazhues, apo tendencioz në letërsi. Janë të shumtë emrat e autorëve tanë të cilët, në situata historike tanimë të njohura, kanë preferuar e zgjedhur përfshirje…
Konferenca V ndërkombëtare “Kërkime gjuhësore”
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA, organizoi më datën 15 korrik 2016 Konferencën V Ndërkombëtare “Kërkime gjuhësore”. Kjo konferencë, tashmë traditë e Shkollës doktorale të IGjL-së, u hap nga Drejtori i IGJL-së, prof. dr. Valter Memisha, i cili mbajti dhe fjalën përshëndetëse. Punimet e kon…
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” – Kryevepra e Agollit romancier
Në vitet ’60-’70 ndodhi një kthesë e rëndësishme në letërsinë shqiptare që e shkëputi nga normat e ngurta të realizmit socialist për ta rikthyer në shtigjet e realizmit kritik që nuk arriti të zhvillohej plotësisht dhe për ta çuar më tej në shtigjet e ndaluara të modernizmit.
Kjo kthesë u zhvillua …
Konceptimi i tjetrit në tregimin “Një grek i vogël në shtëpi” (Një manual letrar për miqësinë njerëzore)
Përgjithësisht është e njohur dhe e pranuar prirja disi izolacioniste e letërsisë sonë, sidomos e pjesës së pasluftës. Për shumë rrethana e kushtëzime historike, izolimi ndaj botës, të ndryshmit, tjetrit ka qenë herë kushtëzim fatal e herë kusht mbijetese në aspektin kulturor e identitar. Por, edhe …
Pavli Haxhillazi
Në muajin dhjetor 2016 u nda nga jeta prof. as. Pavli Haxhillazi. Ai lindi në 7 shkurt 1941 në qytetin e Elbasanit, ku kreu shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike. Në vitin 1958, me të mbaruar shkollën e mesme, fillon punën si arsimtar në rrethin e Librazhdit, duke e ndërprerë punën po …
Disa mendime origjinale të Dritëro Agollit në një tezë diplome për Migjenin
Punimi i diplomës i Dritëro Agollit është e para monografi kushtuar Migjenit në studimet shqiptare. Titulli i punimit është Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni dhe është paraqitur për mbrojtje në rusisht në vitin 1957, në Petersburg.
Në këtë trajtesë shprehja mendime ori…
Mina Gero
Me datën 18 korrik 2016 në Fort Collins (Kolorado – SHBA) pas një sëmundjeje të gjatë u nda nga jeta gjuhëtari e pedagogu i gjuhës shqipe Mina Gero. Lindi në Sadovic të Beratit, më 5 nëntor 1946. Mbasi mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan, filloi studimet e larta në vitin 1964 pranë Fakult…
Nëpër lexime alegorike si çelësa semantikë për romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”
Arritjet letrare të Kadaresë si shkrimtar qëndrojnë më shumë tek proza, tregimi e novela dhe veçanërisht tek romani. Siç vlerëson një prej studiuesve të hershëm të tij, Kadare i dha një fytyrë moderne prozës shqipe, në të gjithë përbërësit e vet. Ai flaku prej saj rutinën dhe mjetet e harxhuara, the…