Artikujt Revista Botuesit Lëndët

300 rezultate

Faqja 22 / 25

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Arkivat dhe dëmtimet nga faktorët shoqërorë në Shqipëri

Endrit Musaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krahas faktorëve fizikë, kimikë, biologjikë etj., një faktor që ndikon në dëmtimin e arkivave dhe të dokumenteve janë edhe faktorët shoqërorë, si: humbjet, shkatërrimet, djegiet, asgjësimet jo sipas kritereve arkivore etj. Gjatë historisë së shtetit shqiptar ka periudha ku këta faktorë kanë krijuar …

Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Fikrie Berisha · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët…

Njësia e administrimit të dokumenteve zyrtare sipas ligjit

Sami Sallahu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në institucionet e Republikës se Kosovës çështja e administrimit të punës në zyrë dhe trajtimi i dokumenteve zyrtare që nga evidentimi fillestar e deri në procedimin përfundimtar të tyre është e përcaktuar me Ligjin për Administrimin e Punës në Zyrë, nr. 04/L-184, rregulloret dhe aktet e tjera nënli…

Fakte te reja te panjohura per familjen e Kristoforidhit e pasardhësve të tij

Rudolf Deliana
Konstantin1 Nelkoja ose Konstantin Kristoforidhi, siç njihet tani nga Shqipëria e bota, është ndoshta figura qëndrore e Rilindjes sonë, rreth së cilit u grumbulluan e punuan së bashku për të nxjerrë në dritë kombin tonë, që Perandoria Osmane e zhyti në errësirën e mesjetës e të prapambetjes, në…
OA Univers SQ

Burimet historike nën këndvështrimin e rilindasve dhe intelektualëve shqiptarë

Kujtim Nuro
Rilindësit dhe intelektualët shqiptarë gjithmonë kanë mbështetur mendimin se një popull që nuk ka historinë e vet, “zihet si i vdekur”. Njëkohësisht, në këtë kohë, edhe qarqet politike dhe kulturore të Europës, kur po shihnin se rënia e Perandorisë Osmane ishte shumë e afërt, filluan ta rrisnin gjit…

Pjetër Bogdani si regjistrues mbishkrimesh të vjetra: një relacion pak i njohur i vitit 1658

Anila Omari
Jeta dhe veprimtaria e Pjetër Bogdanit është dokumentuar në një numër të madh dokumentesh e materialesh arkivore, në pjesën më të madhe të botuara. Botuesit kryesorë të dokumenteve ku përfshihet historia e Shqipërisë e shekujve XVII-XVIII dhe mes tyre edhe dokumentet që lidhen me Pjetër Bogdanin jan…

Variante të hershme doktrinare në një kontekst të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Evalda Paci
Periodizimi i historisë së letërsisë së shkruar shqipe iniciohet me të drejtë me marrjen parasysh të kontributeve që nuk përbëjnë vetëm dokumente shkrimore të shkëputura në pikëpamje përmbajtjeje dhe plotësie tekstore. Të tilla tekste janë parë me vëmendje nga kritikët dhe studiuesit e letërsisë së …

Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist

Arian Leka
Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale,…

Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568

Ermal Nurja
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhur në mënyrë që të kuptohen më mirë jo vetëm historia politike, por edhe ajo ekonomike, sociale, demografike brenda së ci…

Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568

Ermal Nurja
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhur në mënyrë që të kuptohen më mirë jo vetëm historia politike, por edhe ajo ekonomike, sociale, demografike brenda së ci…