×

915 rezultate për "A H"

Faqja 22 / 77
OA Optime SQ

Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Gilberta Hadaj
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike s…
OA Optime SQ

Graftim me dhëmbë të ekstraktuar i alveolës dhe vendosje e menjëhershme e implanteve për all on 8: Paraqitje rasti

Gurien Demiraqi, Eriola Noçka, Edlira Baruti, Ervin Sulaj
Në ditët e sotme pacientët kërkojnë të zgjidhin sa më shpejt rastet e edentulisë, duke përdorur sa më pak procedura kirurgjikale. Nuk bën përjashtim as implantimi post-ekstraktiv, i cili ka aktualisht një sukses të lartë1. Problem në këtë rast përbën modifikimi i formës së alveolës post-ekstraktive …
OA Optime SQ

Përmirësimi i cilësisë së jetës në pacientët me sklerodermi sistemike

Joana Hankollari
Sklerodermia sistemike është një sëmundje inflamatore e karakterit autoimun, që prek indin lidhor dhe karakterizohet nga një vaskulopati difuze dhe fibroza. Ajo prek lëkurën dhe organe të tjera, si: pulmonet, aparatin pastro-intestinal, zemrën, veshkat, artikulacionet, muskujt, etj. Etiopatogjeneza …
OA Optime SQ

Praktika e mirë e mjekimit dhe roli i farmacistit në mjediset spitalore: Mjekimi me barna

Rudina Prifti, Kleva Shpati, Edlira Kaloshi, Aurora Napuce et al.
Farmacistët mund të luajnë një rol vendimtar për të dalluar rastet që mund të udhëheqin drejt një gabimi mjekësor dhe nisur nga praktikat e tyre personale mund të ndërhyjnë për t`i minimizuar ato. Ata janë një hallkë shumë e rëndësishme në të gjithë procesin e mjekimit me barna dhe duhet të kenë r…
OA Optime SQ

Roli i kushteve interpretuese dhe parakuptimit në transpozimin e teksteve filozofike

Adriana Anxhaku
Interpretimi i teksteve filozofike ka qenë një detyrë e përhershme në fushën e filozofisë. Objekt i këtij punimi bëhen tekstet për lëndën “Filozofia 11” në shkollat e mesme në Shqipëri, duke shtruar pyetjen: A mund të flitet për një nivel normativ të interpretimit të teksteve në lëndën e filozofisë …
OA Optime SQ

Efektet e emigricionit mbi varfërinë, pabarazinë dhe formimin e kapitalit human në Shqipëri

Manuela Meçe, Entela Kaleshi
Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit në botë, 3.3 emigrantë për 1,000 njerëz, dhe sipas Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së ka më shumë se 1.25 milion emigrantë shqiptarë. Në vitin 2010 Shqipërisë iu mundësua lëvizja e lirë pa viza në zonën Shengen dhe kjo n…
OA Optime SQ

Parandalimi i nekrozës së mandibulës dhe/ose maksilës gjatë terapisë me bifosfonate në pacientët me osteoporozë

Joana Hankollari
Pavarësisht riskut për të zhvilluar nekrozën mandibulare dhe/ose maksilare gjatë përdorimit të bifosfonateve në osteoporozë, ekzistojnë mënyra parandalimi që kërkojnë bashkëpunimin e mjekut reumatolog, pacientit dhe mjekut stomatolog.
OA Optime SQ

Analizë mbi procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve përgjatë viteve në Shqipëri

Valbona Habili, Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi
Një sistem arsimor është cilësor, dhe si cilësor e efektiv ai ka mësuesit e vet. Ky studim synon të identifikojë dhe përshkruajë problemet e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve në Shqipëri gjatë viteve, veçanërisht në legjislacion, me qëllim që të kuptojë dhe të përcaktojë politikat …
OA Optime SQ

Ndëshkimi fizik dhe ndikimi i tij në shfaqjen e sjelljeve agresive te fëmijët

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Valbona Habili
Fokusi i këtij studimi është eksplorimi i faktorëve që lidhen me ndëshkimin fizik prindëror dhe shfaqjen e agresivitetit te fëmijët në moshën shkollore. Studimi është realizuar në Tiranë dhe Durrës, me fëmijë të tetë shkollave fillore, gjithsej 830 fëmijë të grupmoshës 7 deri 11 vjeç.