Artikujt Revista Botuesit Lëndët

300 rezultate

Faqja 21 / 25

Unifikimi i terminologjisë arkivore në përshkrimin arkivor

Erena Haska · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Ndonëse veprimtaria institucionale e arkivave në Shqipëri është më ekonsoliduar, një marrëveshje për termat e përshkrimit të dokumenteve arkivore, me tëgjitha sprovat që meritojnë të çmohen, ende është në luhatje dhe e pangulitur. Botimi injë fjalori të njësuar për përshkrimin e dokumenteve arkivore…

Çështja shqiptare në arkivat britanike (1919-1923)

Edmond Shehi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Punimi “Çështja shqiptare në arkivat britanike në vitet 1919-1923”, së pari, ka për qëllim të hedhë dritë mbi dokumentet zyrtare të çështjes shqiptare gjatë kohës kur u mbajt Konferenca e Paqes në Paris dhe, pas saj; së dyti, qëndrimin zyrtar dhe jozyrtar të Zyrës së Jashtme Britanike (Foreign Offic…

Hapja e të dhënave dhe qasja në dokumente zyrtare

Shqipe Bekteshi Muçolli · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Me qëllim të ngritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së administratës shtetërore, Qeveria e Republikës e Kosovës mori iniciativë për Hapjen e të Dhënave (Open Data). Kjo iniciativë udhëhiqet nga Ministria e Administratës Publike dhe filloi së zbatuari më 13 maj 2016, kur Qeveria e…

Digjitalizimi dhe ruajtja digjitale

Bekim Aliu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Punimi do të vë në pah se proceset e punës dhe fazat nëpër të cilat  kalon digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndryshojnë nga fondi në fond dhe varen kryekëput nga kërkesa, gjendja fizike dhe informacionet përcjellëse të fondit apo koleksionit arkivor. Digjitalizimi është pjesë e pandashme e çdo in…

Bashkëpunimet e DPA-së dhe roli i medias për informimin e publikut

Elsa Saka · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vitet e fundit ka ndjekur strategjinë e dyerve të hapura jo vetëm për studiuesit dhe të interesuarit, por edhe për publikun e gjerë. Në këtë mënyrë është arritur efekti në publik, se arkivat nuk janë dhe nuk duhet të shihen më si diçka e largët, e pamundur për …

Era digjitale në lëmin e arkivistikës

Kristi Kaba · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Për ta rrokur rëndësinë e digjitalizimit të materialeve arkivore, nevojitet, pikësëpari, kuptimi i qëllimit të këtij procesi që ka revolucionarizuar qasjen e publikut në dokumentacione. Për këtë arsye, në saje të thellimit në literaturë, me këtë punim të ndarë në dy kapituj, kryejmë fillimisht një a…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Arkivat dhe dëmtimet nga faktorët shoqërorë në Shqipëri

Endrit Musaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krahas faktorëve fizikë, kimikë, biologjikë etj., një faktor që ndikon në dëmtimin e arkivave dhe të dokumenteve janë edhe faktorët shoqërorë, si: humbjet, shkatërrimet, djegiet, asgjësimet jo sipas kritereve arkivore etj. Gjatë historisë së shtetit shqiptar ka periudha ku këta faktorë kanë krijuar …

Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Fikrie Berisha · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët…

Njësia e administrimit të dokumenteve zyrtare sipas ligjit

Sami Sallahu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në institucionet e Republikës se Kosovës çështja e administrimit të punës në zyrë dhe trajtimi i dokumenteve zyrtare që nga evidentimi fillestar e deri në procedimin përfundimtar të tyre është e përcaktuar me Ligjin për Administrimin e Punës në Zyrë, nr. 04/L-184, rregulloret dhe aktet e tjera nënli…

Përpunimi i lëndës arkivore, rëndësia e saj dhe arkivisti

Fatjon Lalaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në Konferencën IV Ndërkombëtare të Arkivistikës do të paraqesim një punim tipik të punës arkivore, i fokusuar te rëndësia e përpunimit të lëndës arkivore. Ky punim merr shkas nga problematikat e hasura nga puna disavjeçare në Arkivin Qendror të Shtetit. Jo rrallëherë ndodh që të konsultosh një dosje…