2,520 rezultate
Faqja 203 / 210Realizimet e sektoreve filologjike te institutit të historise e te gjuhesise gjate vitit 1964
Tematika e planit të punës shkencore të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë për vitin 1964 ishte mjaft e gjerë. Ajo përfshinte një varg detyrash, kryerja e të cilave shënon në disa drejtime hapa të reja përpara për shkencat tona albanologjike. Në vargun e sukseve dhe realizimeve të përbashkëta të…
Tifare te folmeve të Toskërishtes veriore te njëjtë me të Gegërishtes jugore
Në kumtesën tonë që u lexua në Konferencën e parë të Studimeve Albanologjike ne përmendëm shkarazi si veçori të toskërishtes veriore edhe disa tipare që paraqesin pika kontakti me gegërishten jugore. Kësaj here këtë problem duam ta bëjmë objekt të një vështrimi të veçantë për t ’i parë në mënyrë më …
Vëzhgime mbi antonimet me parashtesa në gjuhën Shqipe
Antonimia në giuhën shqipe me format që ajo paraqitet është ende e pastudjuar mirë. Gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë në kërkimet e tyre e kanë prekur disa herë çështjen e antonimisë. Por këto .kërkime janë të përhapura andej këndej në vepra, gramatika ose tekste të ndryshme mësimore. Mungon gjer më s…
Ekspeditat leksikologjike te vitit 1964
Në periudhën 1-30 korrik dhe 1-15 shtator 1964 u organizuan nga sektori i leksikologjisë e i leksikografisë, i Institutit të Historisë e Gjuhësisë në përputhje me planin e tij të punës kërkimore shkencore, 11 ekspedita leksikologjike 15-ditore në rrethet Durrës, Tiranë, Peshkopi, Kukës e Krujë. Në k…
Trajtat e urdhërores te Gjon Buzuku
Mënyra urdhërore në Mesharin e Gjon Buzukut përdoret shpesh dhe kjo na jep në dorë një material të mjaftë. për të parë ndërtimine trajtave të ndryshme të saj të njëjësit e të shumësit, të diatezës veprore e pësore për të katër zgjedhimet e klasat e tyre.
Fshati shqiptar i Bullgarisë, Mandrica. Studim dhe tekste
Më 1949, një nxënësi im, ahere student në Universitetin e Plovdivit, më dërgoi tekstin e një kënge popullore shqipe, të mbledhur në fshatin shqiptar Mandricë të Bullgarisë, nga një mandricar vetë. Teksti ishte shkruar me alfabetin bullgar dhe unë e gjeta ahere jo të përshtatshëm për botim. Prita ras…