Artikujt Revista Botuesit Lëndët

258 rezultate

Faqja 20 / 22
OA Univers SQ

“Çështje të gjuhës shqipe 4” - si qasje teorike bashkëkohore ndaj dukurive të shqipes

Dr. Elsa Skënderi – Rakipllari
Ky shkrim synon të përcjellë një recension të veprës “Çështje të gjuhës shqipe 4”, të autorit Shezai Rrokaj. Në shkrim paraqiten në mënyrë të përmbledhur artikujt përbërës të veprës, duke u ndalur konkretisht te rëndësia dhe vlerat e tyre. “Çështje të gjuhës shqipe 4” përfshin katërmbëdhjetë artikuj…

Një përpjekje për vlerësimin e trashëgimisë së hershme letrare: Zef Jubani dhe letërsia e bejtexhinjve

Genciana Egro
Për të marrë pjesë në debatin ndërkombëtar të kohës mbi çështjen se kush ishin shqiptarët Zef Jubani publikoi veprën e tij madhore Raccolta di Canti Popolari e Rapsodie di Poemi Albanesi. Duke qenë shqiptar i trojeve shqiptare, ndryshe nga të gjithë ata që shkruanin për çështjen dhe kulturën shqipta…

Botimi dhe studimi i veprës së gjeniut

Myrvete Baliu
Objekt i këtij studimi janë bërë arritjet e gjertanishme të kërkimeve noliane në Kosovë. Shënimi i 50-vjetorit të vdekjes së tij na obligoi që të merremi më gjerësisht me vazhdimin e kërkimeve të veprës dhe të bëmave të tij të shumta dhe me ndikim në jetën e popullit shqiptar; t’i kthehemi studimit …

Bardhyl Demiraj “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, Naimi, Tiranë, 2014, 248 f.

Anila Omari
Bardhyl Demiraj na paraqitet gjithnjë e më shumë si studiues i shumanshëm në fusha të ndryshme të albanologjisë: histori e gjuhës shqipe, gjuhësi krahasuese-historike, filologji e teksteve të vjetra, histori e shkrimit të shqipes dhe së fundi etnolinguistikë. Libri i fundit është një triptik studime…

Norma semantike dhe shmangiet prej saj

Rami Memushaj
Gjuha shqipe po përballet sot në shkallë të gjerë me gjuhët e vendeve të zhvilluara me të cilat ka kontakte kulturore e njerëzore, duke u vënë nën trysninë e fortë të këtyre gjuhëve. Kjo trysni është shumë e dukshme në fushën e leksikut, por ajo nuk mungon edhe në rrafshet e tjera: në fonetikë, në s…

Trajtimi i rrethanorit në gramatikat e shqipes: vëzhgim historiko-kritik

Anila Kananaj
Trajtimi i kategorisë së rrethanorit në gramatikat e shqipes është një çështje e rëndësishme sintaksore, e cila nuk ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e albanologëve shqiptarë. Nëpërmjet një vëzhgimi historiko-kritik, ky studim synon të paraqesë zhvillimin e mendimit gjuhësor për rrethanorin, duke nx…

Një vështrim origjinal i së kaluarës së popullit tonë (romani “nomeja e largët” i F. Ballancës)

Spiro Gjoni
Pas leximit të tregimeve, novelave dhe reportazheve të Faik Ballancës, natyrisht krijon një opinion të përgjithshëm dhe, për rrjedhojë, edhe një vlerësim të caktuar, jo vetëm për autorin por dhe për veprën e tij letrare. Por, ky opinion dhe vlerësim nuk mund të merren si të plotë dhe të saktë, kur d…

Proceset e fjalëformimit tё gjuhёs shqipe në përqasje me ato të italishtes nën këndvështrimin e teorisë leksikaliste

Giuseppina Turano
Scalise (1983, 1990, 1994), duke u mbёshtetur nё teorinë standarde të zgjeruar (Chomsky 1965), pёrcakton nё tё ashtuquajturin “pёrbёrёs leksikor” fushёn nё tё cilёn veprojnё rregullat morfologjike tё fjalёformimit. Sipas tij, ka rregulla tё caktuara që marrin pjesë në formimin e fjalëve, të cilat i …