Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe zbatimi i saj është një temë aktuale, me rëndësi të veçantë në hulumtimet e fundit në Kosovë. Edhe pse reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës ka filluar para tetë vjetësh, ende nuk është bërë zbërthimi i plotë i saj në…
Studimi Krahasimi i përvojave të mësimdhënësve fillestarë dhe të atyre me përvojë në mësimdhënie synon të sjellë një krahasim të përvojave të mësimdhënësve të rinj dhe të atyre me përvojë në profesionin e mësimdhënies në Kosovë. Ka në fokus të identifikojë dhe krahasojë dallimet e mundshme sa u përk…
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…
Arsimi dual është një modalitet i AAP-së, i cili ofrohet në shkollat profesionale në shumicën e shteteve evropiane dhe është treguar mjaft i suksesshëm, në bazë të praktikave evropiane.
Meqenëse deri më tani nuk është bërë ndonjë hulumtim për këtë problematikë, mendojmë se ky hulumtim do të ndihmo…
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…
Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shko…
Bota po ndryshon me ritëm të shpejtë, bashkë me teknologjitë digjitale, të cilat po e transformojnë secilin aspekt të jetës, të shoqërisë dhe të ekonomisë.
Në Kosovë nuk janë bërë hulumtime specifike për përgatitjen e mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në nivel të kompet…
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve në Kosovë është pjesë e sistemit të licencimit të mësimdhënësve, i cili paraqet një risi në vendosjen e procedurave të vlerësimit të përgjegjësisë, por edhe të cilësisë së arsimit. Hulumtimi u zhvillua me mësimdhënësit që nuk …
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme …
Edukatoret, të cilat realizojnë veprimtarinë edukative me fëmijët e grupmoshave nga 0-6 vjeç, shpesh gjatë punës së tyre ballafaqohen me sfida dhe pengesa të ndryshme. Përgatitja e tyre profesionale ka të bëjë më shumë me anën teorike të punës me fëmijë, e më pak me anën prakt…
Psikoterapia është një formë e ndryshme dhe bashkëkohore e trajtimit për çrregullimet mendore dhe shqetësimet klinike psikologjike. Një numër i pafund sfidash përballen nga profesionistët që punojnë në këtë fushë. Disa nga këto sfida janë specifike për zhvillimin shoqëror dhe mjedisin social, kultur…
Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri.
Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen …