Artikujt Revista Botuesit Lëndët

31 rezultate

Faqja 2 / 3

Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Anila Omari
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…
OA Univers SQ

Sistemi emëror i të folmes së Istogut me rrethinë

Sejdi Gashi
Sistemi emëror në arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë nuk ndryshon shumë nga ai i gjuhës letrare, por as nga të folmet e tjera të gegërishtes verilindore, mirëpo, krahasuar me shkrimet e vjetra të shqipes, dallimet janë të theksuara, p.sh.: numri më i vogël i rasave, ndryshimet në kategorinë e e…
OA Univers SQ

Vepra “Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë” e autorit Dr. Sejdi Gashi, vlerë e re për gjuhësinë shqiptare

Mustafa Ibrahimi
Monografia me titull “Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë”, e autorit Dr. Sejdi Gashi, në plan të parë, është një vazhdimësi e kërkimeve prej dekadash në studimet dialektologjike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni), të cilat kanë filluar në vitet ’60. Studimet e kësaj natyre kanë filluar shumë më herët e…

Isa Halilaj, Pasthirrmat e gjuhës së sotme shqipe në të folmen e Lumës - Kukësit, Tiranë, 2016, 62 f.

Hajri Shehu
Libri nis me një parathënie, ku tregohet mënyra e punës së autorit për ta vjelë dhe pasqyruar lëndën. Pjesa e parë e librit titullohet Pasthirrmat. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm për këtë klasë fjalësh sipas gramatikanëve: O. Myderrizi, K. Cipo, Sh. Demiraj, F. Agalliu, A. Angoni etj. Më shumë se…

Veçori arkaike gjuhësore në të folmen e qytetit të Gjirokastrës krahasuar me gegërishten e Mesharit të Gjon Buzukut

Mimoza Karagjozi
Të folmet e veçanta ruajnë edhe sot tipare arkaike, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm të dhënash për historinë e gjuhës shqipe. Në këtë artikull do të paraqesim disa prej këtyre veçorive të ruajtura në të folmen e sotme të qytetit të Gjirokastrës, të cilat i kemi vërejtur edhe në gegërishte…

Mbi variacionin leksikor në veprën “atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”

Artur Lamaj
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe është vepër madhore e gjuhësisë sonë. Në këtë kod ku zënë vend parësor pamjet e të folmeve e të ndarjeve më të mëdha dialektore shqiptare, ndeshemi me harta, simbole e diagrama që hapin udhë edhe për perceptimin e larmisë ndërshtresore, për ndarjen krahinore e a…