Artikujt Revista Botuesit Lëndët

120 rezultate

Faqja 2 / 10
OA Univers SQ

Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre

Liridon Kadriu
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…

Mahdi Beu Guvernatori i Jeruzalemit Osman në 1912 - Perspektiva e re e qëndrimit arab dhe çifut ndaj tij

Muhammed Mufaku, Abdul Hameed Al-Kayyali, Hassan Hassan · Instituti i Studimeve Orientale-Prishtinë
Shumë studime të botuara së fundmi në arabisht, anglisht dhe hebraisht rrethProjektit sionist në Palestinë janë fokusuar gjerësisht në krijimin dhebumi i vendbanimeve të para hebreje gjatë sundimit të Sulltan Abdulhamidit II(1876 -1909) si dhe në Partinë e Bashkimit dhe Përparimit (1909-1914). Këtos…

Çështja kombëtare shqiptare - komponenta religjioze-

Ukshin Hoti
Në këtë analizë të çështjes shqiptare dhe të komponentit fetar, vihet re sensibilizimi për konceptin e kombeve të ndryshme ndaj Zotit si dhe për funksionin shoqëror të shkrimeve të shenjta: Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re dhe Kurani.Gjithashtu roli i të Dërguarve është për t'u diskutuar: Moisiu, Jezusi…

Islami dhe muslimanët në Bullgarinë mesjetare (shekujt IX - XI)

Nexhat Ibrahimi · Këshilli i Bashkësisë Islame
Edhe para formimit të shtetit dhe para se populli të bëhej i krishterë, Perandoria Bullgare mesjetare, e cila përfshinte edhe territoret iliro-shqiptare të pushtuara prej tyre në atë kohë, ishte e lidhur ngushtë me islamin dhe myslimanët. Thelbi i kësaj teorie shkencore dëshmohet nga dorëshkrime nga…
OA Univers SQ

Probleme aktuale të shqipes sot

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Shqipja vijon të jetë nën trysninë e shkruesve dhe folësve të pakujdesshëm. Shteti dhe institucionet publike që varen ose lejohen prej tij duhet të kenë më shumë dashuri e kujdes për gjuhën që përdorin. Ka ardhur koha që normëshkelësit të përgjigjen për dëmin që i shkaktojnë gjuhës shqipe. “Malli” p…
OA Univers SQ

Akademiku Jashar Rexhepagiq me një tjetër vepër madhore

Prof. Dr. Musa Kraja
Akademiku Jashar Rexhepagiq, një nga personalitetet më të dalluara të mendimit pedagogjik shqiptar, i njohur edhe përtej trevave shqiptare për veprimtarinë e tij plot vlera në aspektin teorik dhe aplikativ të arsimit, konsiderohet si profesor i pedagogëve të Pedagogjisë dhe mësuesish.Pas 9 vitesh, a…

Modaliteti i saktësisë dhe kuptimi kohor i formave foljore do të jem /do të kem në gjuhën shqipe

Sejdi M. Gashi
Trajtimi i modalitetit të probabilitetit si një ndër kuptimet gramatikore të kohës së ardhme në gramatikat e gjuhës shqipe, bazuar në shpjegimin e përdorimit të së ardhmes me vlerën e së tashmes, është bërë objekt shqyrtimi për faktin se ky proces zhvendosjeje në gjuhën shqipe nuk është dëshmuar për…

Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…

Rezultatet në testin PISA 2018 dhe mosleximi i letërsisë si dukuri te nxënësit kosovarë të moshës 15 vjeçe1

Murteza Osdautaj
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximi…

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

Agim Bujari, Bekim Morina, Skender Mekolli
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …