Artikujt Revista Botuesit Lëndët

100 rezultate

Faqja 2 / 9

Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse

Avni Xhelili
Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthi…

Mbi poezine "Baharijje" të Prishtineli Mesihit

Abdulla Hamiti · Univer,University of Prishtina ,Prof.dr.
Mesihi është një poet origjinal në radhët e poetëve të poezisë së Divanit. Fantazia, origjinaliteti dhe thellësia e mendimeve ia mundësuan poetit gë të krijojë një stil të vecantë, stil që karakterizohej me një shprehje më të pastërt. Në mesin e vjershave të Divanit të tij dallohet vjersha e titullu…

Në vigjilje të katërdhjetvjetorit të Orientalistikës shqiptare

Feti Mehdiu · University of Prishtina
Studimet orientale në Fakultetin Filologjik të Prishtinës kanë filluar në vitin 1973/74 me themelimin e Degës së Orientalistikës. Ky vit akademik 2013/4 është 40 vjetori i veprimtarisë së këtij Departamenti. Themelues i këtij departamenti, ndër profesorët e tjerë ishte edhe PhD. Unë dhe Hasan Kalesh…

Beteja e Kosovës e vitit 1389 në historinë e Idris Bitlisit

Salih Trako · Orijentalni Insttitut u Sarajevu,University of Sarajevo…
Ky studim paraqet një përkthim të përshkrimit të Betejës së Kosovës në një histori të madhe të Perandorisë Osmane në periudhën e tetë sulltanëve të parë (nga Osmani deri te Selimi I 1290-1512). Autori i të cilit është Idris Bitlisi, historian i njohur i oborrit Sulltan Bajaziti II, nga fundi i shek.…

Terminologjia islame ne perkthimin e veprës „Udha Muhamedane”

Isa Memishi · Univer,University of Prishtina
Terminologjia islame është rrënjosur thellë në leksikun e shqipes. Termat islame janë të pranishme edhe në “Udha Muhammedane”, përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu. Në përkthimin e Dalliut gjejmë shumë huazime që i përkasin leksikut islam. Disa nga këto huazime autori i ka shfrytëzuar pa sqarime, kurs…

Poezi arabe nga Siria dhe Sudani të përkthyera në gjuhën shqipe

Feti Mehdiu
Ky është një kapitull nga disertacioni i doktoraturës me titullin “Përkthime të letërsisë arabe në gjuhën shqipe”- 1922-1982, mbrojtur më 1990 në Universitetin e Prishtinës. Disa pjesë tashmë janë botuar dhe këtu do të paraqesim kapitullin që përmban poezinë arabe nga Siria dhe Sudani të përkthyer n…
OA Kosova SQ

Të dhëna per Kosovën në veprën e F. Babingerit "Mehmeti pushtues dhe koha e tij”

Lulëzim Lajçi
Vepra “Mehmeti Pushtues dhe koha e tij”, është një monografi komplete që i solli famë botërore Franc Babingerit, por njëkohësisht edhe shumë qortime dhe kritika nga historianët turq (e sidomos nga Inalxhiku, me të cilin polemizon në mënyrë indirekte në parathënien e përkthimit italisht). Kjo vepër e…

Metodat dhe praktikat e përkthimit të letërsisë shqipe

Mimoza Pllana
Përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhët europiane përfshin metodologji dhe praktika të ndryshme. Ky rezultat rrjedh nga një hulumtim empirik i realizuar nëpërmjet intervistave me përkthyes të letërsisë shqipe nga vendet si Gjermania, Austria, Mali i Zi, Rumani, Çekia, Suedia, Rusia dhe Holanda, si dh…
OA Optime SQ

Veçoritë e shoqërive tregtare që ushtrojnë veprimtari mediatike

Brikena Kasmi
Ky punim ka për qëllim të evidentojë rolin e medias në shoqërinë shqiptare si dhe evoluimin e formave të organizimit nga fillesat e deri në ditët e sotme. Punimi vjen në përputhje me zhvillimet e legjislacionit shqiptar në të drejtën tregtare dhe organizimin e masmedias në Shqipëri. Ndryshimet histo…