Ky studim trajton në mënyrë të gjithanshme procesin e aneksimit të Kosovës nga Serbia, i cili u konkretizua përmes Mbledhjes së Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Metohisë, të njohur si Kuvendi i Prizrenit (8–10 korrik 1945). Ky kuvend, i organizuar në një klimë të tensio…
Ky studim ofron një perspektivë të re mbi Betejën e Dytë të Kosovës, duke ofruar përkthimin e parë të plotë në shqip të raportit origjinal latin të Antonio Bonfinit nga Rerum Hungaricum Decades. Narrativa bashkëkohore e Bonfinit, e përfunduar në vitin 1498, është një burim i vlefshëm i asaj kohe për…
Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky stud…
Në qasjet bashkëkohore për edukim gjithëpërfshirës, partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes zë një vend thelbësor, veçanërisht në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore që mbështesin rritjen e gjithanshme të nxënësve. Aktivitetet jashtëshkollore – si projektet kreative, klubet tematike, eksku…
Qëllimi i këtij studimi është të krijojë mekanizma për ndikimin e reformave rregullatore dhe ligjore dhe iniciativave arsimore në transformimin e statusit shoqëror të grave shqiptare në Kosovë në kontekstin e modernizimit socialist jugosllav. Studimi zbatoi parimet e historicizmit, objektivitetit dh…
Hulumtimi për metodat që përdorin mësimdhënësit e lëndës së gjuhës gjermane gjatë ligjërimit ka për qëllim identifikimin e metodave, mjeteve dhe burimeve mësimore që ata përdorin për të siguruar një mësimdhënie efektive dhe të suksesshme. Edhe pse ka një shumëllojshmëri metodash dhe qasjesh për ligj…
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmër…
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…
Kjo ese sjell analizën e disa veprave të letërsisë fantastiko-shkencore shqiptare të realizmit socialist në kontekstin e politikave anti-koloniale dhe anti-imperialiste të Shqipërisë nga vitet ’60 e në vijim. Si një zhanër “minor”, letërsia fantastiko-shkencore shqiptare e realizmit socialist ishte …
Ky punim trajton paraqitjen kontekstuale dhe ideologjike të leksikut në tekstet mësimore të gjuhës shqipe para vitit 1990, vit që shënoi rënien e regjimit komunist dhe tranzicionin drejt një sistemi demokratik në Shqipëri. Ideologjia komuniste e asaj periudhe ndikoi jo vetëm në sistemin politik dhe …