Artikujt Revista Botuesit Lëndët

248 rezultate

Faqja 18 / 21

Ndihmesa të Kolec Topallit për çështjen e nyjave të shqipes (Mbi monografinë “Nyjat e Shqipes”, Toena, Tiranë, 2009)

Anila Omari
Ndër studimet e tij të shumta për probleme të veçanta të gramatikës historike të shqipes, çështja e nyjave e ka tërhequr në mënyrë të veçantë Kolec Topallin, duke i kushtuar një monografi më vete. “Nyjat e shqipes” është një studim i plotë monografik për të gjitha llojet e nyjave në gjuhën shqipe, m…

Botimi dhe studimi i veprës së gjeniut

Myrvete Baliu
Objekt i këtij studimi janë bërë arritjet e gjertanishme të kërkimeve noliane në Kosovë. Shënimi i 50-vjetorit të vdekjes së tij na obligoi që të merremi më gjerësisht me vazhdimin e kërkimeve të veprës dhe të bëmave të tij të shumta dhe me ndikim në jetën e popullit shqiptar; t’i kthehemi studimit …

Besim Bokshi

Kolec Topalli
Më datën 16 gusht 2014 ndërroi jetë njëri nga albanologët më të shquar të ditëve tona, prof. Besim Bokshi, anëtar i dy akademive shqiptare, në Kosovë e Shqipëri, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i shumë veprave shkencore e letrare, njëri nga aktivistët më të spikatur për lirinë e K…

Letërsia arbëreshe në një këndvështrim të ri metodologjik - Matteo Mandalà, studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe, botuar nga Shb “Naimi”

Anila Omari
Matteo Mandalà është sot ndër majat e albanologëve italianë dhe një figurë përfaqësuese për shkencën filologjike shqiptare. Formimi i tij në radhë të parë gjuhësor e filologjik (të kujtojmë që filologët më të shquar shqiptarë kanë qenë edhe gjuhëtarët më të shquar, si Çabej, Demiraj, Riza etj.), i n…

Vilma Proko - Jazexhiu, Leksiku terminologjik i agronomisë në gjuhën shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2012, 178 faqe

Hajri Shehu
Agronomia, si degë e bujqësisë lidhet drejtpërdrejt me fusha e disiplina të vetat, sidomos me pedologjinë, fitotekninë, agrokiminë, makinat bujqësore, pemëtarinë, perimtarinë, lulëtarinë, mbrojtjen e bimëve, pylltarinë etj. Ajo lidhet afras me botanikën, zoologjinë etj. Tërthorazi, lidhet me shkenca…

Vështrim krahasues i dy varianteve: Nata e Ustikës, 1989 dhe një natë dhe dy agime 2002, të shkrimtarit Petro Marko

Fatjona Memi
Në mungesë të një tradite të hershme të lëvrimit të romanit në Shqipëri sidomos në vitet ‘60-‘80, pati ndikim të madh romani i realizmit socialist i cili i kufizonte romanit shqiptar burimin estetik, filozofik, letrar dhe shfrytëzimin e shkollave letrare – estetike të letërsisë së shek. XX-të. Por, …

Një përpjekje e hershme për njohjen e teksteve shqipe: Dervish Sali Ashkiu nga Tepelena dhe versioni i tij i divanit shqip të Nezim Beratit

Genciana Egro
Në histori ka ngjarje margjinale të cilat ndonëse nuk janë përcaktuese të rrjedhave kryesore historike, ja vlen t’i bësh të njohura për t’i ndihmuar një konceptimi më të thellë, dhe më real të proceseve sociale e kulturore ku ato inkuadrohen. Ndërsa punoja për edicionin kritik tekstual të Divanit sh…