Artikujt Revista Botuesit Lëndët

327 rezultate

Faqja 15 / 28

Inovacionet në mësim – rëndësia e tyre

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Duke pasur parasysh ndryshimet që janë bërë në Kosovë nga periudha e pasluftës deri me sot, shohim se sistemi edukativ është reformuar në një masë të konsiderueshme, mirëpo sa ka pasur sukses dhe sa kanë ecur me kohë, në hapa të sigurt, ende mbetet të shohim. Risitë janë të domosdoshme në çdo sistem…

Mbipopullimi I klasave – reflektimi në procesin mësimor

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi i mesëm i lartë në Kosovë ka pësuar ndryshime të rëndësishme në vitet e fundit, duke përfshirë kohëzgjatjen e viteve të shkollimit , strukturën organizative, kurrikulat lëndore si dhe mënyrën e diplomimit të nxënësve. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë vazhdimisht ka ardhur duke u r…

Teksti mësimor alternativ “Njeriu dhe natyra” 3

Ismet Potera · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Çështja e hartimit të planeve dhe programeve mësimore ishte ndër parësoret në fazën e reformimit të sistemit të arsimit në Kosovë. Ky punim synon të gjejë përputhshmërinë e përmbajtjeve mësimore të tekstit mësimor, të përfshira në këto dy tekste, me qëllimet dhe objektivat e dhënë në planin dhe pro…

Autenticiteti dhe vlera e informatave për ndikimin (rezultatet) e trajnimeve te mësimdhënësit

Gani Gajraku, Agron Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Pas vitit 1999, Kosova, si nënshkruese e marrëveshjes së Procesit të Bolonjës, ka hyrë në procesin e reformave arsimore nga niveli Parashkollor deri te ai Universitar, duke përfshirë edhe hartimin e kurrikulave. Hartimi i kurrikulave paraqiti nevojën e hartimit të plan-programeve të reja, teksteve s…

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Modelet kurrikulare të AP-së në disa vende evropiane dhe synimet për një model të avancuar të kurrikulare të Arsimit Profesional në Kosovë

Binak Gërguri, Sylejman Sylejmani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Nevoja për ndryshimet strukturore të Kurrikulit (planeve dhe programeve), ose reforma kurrikulare, rrjedh për shkak të ndryshimeve thelbësore në mjedisin arsimor (ndryshimet e kontekstit të gjerë shoqëror dhe/ose ndryshimeve të mëdha tekniko- teknologjike), apo për shkak të efikasitetit të pamjaftue…

Përmbajtja e teksteve shkollore në funksion të arritjes së qëllimeve dhe të objektivave mësimor

Ismet Potera · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Çështja e rishqyrtimit të Planeve dhe Programeve Mësimore, në vazhdim PPM, ishte ndër parësoret në fazën e ndryshimit dhe të reformës të sistemit të arsimor në Kosovë. Lënda Edukatë qytetare (EQ), në Kosovë mësohet nga klasa 3-12, pra në shkollimin fillor deri në arsimin e mesëm të lartë. Përmbajtje…

Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

Sahare Reçica · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistem…

Kualifikimet, përvojat kualifikuese dhe nevojat për trajnim të mësimdhënësve në Kosovë

Gani Gajraku · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Shkolla sot është një institucion ku nuk kërkohet më riprodhimi apo zotërimi i informacionit. Ajo e ka misionin të përgatitë gjeneratat e reja për të kërkuar informacionin, për të operuar dhe analizuar në mënyrë kritike përmbajtjet mësimore, për t’i aftësuar nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhi…

Harmonizimi i teksteve shkollore të matematikës (klasa e tretë) me Planin dhe Programin mësimor zyrtar

Lirije Bytyqi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Në këtë punim analizohen Plani dhe Programi mësimor i matematikës së klasës së tretë dhe teksti bazë Matematika 3, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” së bashku me Fletoren e punës dhe tekstet e tjera ndihmëse të matematikës. Analiza tregon se përmbajtja e teksteve shkollore të matematikës krye…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…