Artikujt Revista Botuesit Lëndët

4,648 rezultate

Faqja 14 / 388

Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm

Rafaela Marteta
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…

Rregulla drejtshkrimore që i ka shkelur koha

Emil Lafe
Në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes, po ashtu edhe të përjashtimeve nga rregullat, është marrë parasysh dendur ecuria e praktikës gjuhësore. Disa çështje për të cilat nuk ka pasur rregulla unike, janë njësuar më parë në praktikë dhe janë sanksionuar më pas në kodin e drejtshkrimi…

Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)

Evalda Paci
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…

Ekspozita e Arkivit të Emigracionit Shqiptar në Greqi: projekt sfidues për një histori të lënë në heshtje

Ervin Shehu
Artikulli trajton ekspozitën A Bag Full of Telephone Cards: Making the Archive of Albanian Migration (Një borsë plot me telekarta: Krijimi i Arkivit të Emigracionit Shqiptar), të organizuar në galerinë “TAVROS” në Athinë (Greqi) midis 18-28 shtator 2024, si një projekt politik dhe kuratorial që ndër…

Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo …

Albanofuturizmi dhe vdekja e yjeve

Vincent W. J. van Gerven Oei
Kjo ese sjell analizën e disa veprave të letërsisë fantastiko-shkencore shqiptare të realizmit socialist në kontekstin e politikave anti-koloniale dhe anti-imperialiste të Shqipërisë nga vitet ’60 e në vijim. Si një zhanër “minor”, letërsia fantastiko-shkencore shqiptare e realizmit socialist ishte …

Një sprovë klasifikimi të italianizmave të shqipes së vjetër (shek. XVI–XVII): huazime popullore dhe huazime librore

Anila Omari
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…