Artikujt Revista Botuesit Lëndët

210 rezultate

Faqja 14 / 18

Dorëshkrimet orientale të iluminuara në Arkivin e Kosovës dhe ruajtja e tyre

Sadik Mehmeti · Instituti Albanologjik – Prishtinë
Në Arkivin e Kosovës ruhen 63 kodekse ose 96 dorëshkrime në gjuhën arabe, turke dhe persiane. Këto dorëshkrime që ruan Arkivi i Kosovës përbëjnë një koleksion të çmueshëm dhe antikuar, sepse, përveç të tjerash, tri prej tyre janë dorëshkrime unikale dhepasurojnë listën botërore të dorëshkrimeve orie…

Arkivi shkencor i Institutit albanologjik në Prishtinë historia, fondet dhe aktivitetet

Nuridin Ahmeti · Instituti Albanologjik i Prishtinës, bashkëpunëtor shke…
Pas Luftës së Dytë Botërore nga disa intelektualë të vendit tonë, filluan përpjekjet për themelimin e një instituti që do të merrej me të kaluarën dhe me kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Një përpjekje e tillë dha rezultate në vitin 1953.Këshilli Ekzekutiv Krahinor p…

Qasja në dokumente arkivore të ruajtura në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Bianka Hada, Irma Bataj · Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimi…
Arkivi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit është një arkiv i ri, i cili është krijuar me ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Fondi arkivor i AIDSSH-së përmban d…

Dixhitalizimi sipas kërkesës: rasti i AQSH të RSH

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Abstrakt: Epoka e teknologjisë së informacionit kërkon një përshtatje të re edhe të arkivave. Ajo mundëson që ruajtja dhe shërbimi i dokumenteve të kryhet më mirë dhe më shpejtë. Prandaj, orientimi ndaj TIK duhet të jetë një prioritet i padiskutueshëm i çdo arkivi. Në këtë kumtesë do të trajtohet st…

Pajimet e mjeshtërisë së arkivistit në strofullën e alkimistit digjital

Nevila Nika, Ardiana Topi · Universiteti Europian i Tiranës
Në ditët e sotme, përdorimi i teknologjisë së informacionit, gjithnjë e më shumë është bërë pjesë e pandarë e punës tonë të përditshme. Ajo gjen aplikim në të gjitha fushat e jetës dhe ka efekte të ndjeshme pavarësisht nga madhësia e institucionit apo organizatës. Shkencëtari amerikan, Paul Saffo, n…

Lidhjet midis arkivave dhe bibliotekave

Eva Berberi, Elsa Saka · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Fakti se gjatë periudhës para futjes së shtypit me tipe të lëvizshme ose të tjera, arkivat janë më të vjetra se bibliotekat, tashmë është e njohur. Arkivat e tabelave prej argjile, pllakave metalike, letrës, papirusit dhe materialeve të tjera të durueshme dokumentojnëzhvillime kombëtare, fisnore, fe…

Mbrojtja e lëndës arkivore në depot e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë

Vullnet Iseini · Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, i incizuar ose i krijuar në formë tjetër. Arkivat përbëjnë pjesën themelore dhe të pazëvendësueshme të pasurisë kulturore, historike, përkatësisht thesarin kulturor të një populli, treve ose të njëvendi. Arkivat në tërë botën, po…

Konservimi dhe restaurimi i dokumenteve të gjykatës së qarkut të Prizrenit

Hazbije Krasniqi, Gjon Gegaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
Në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ndër shumë fonde, ruhet edhe fondi nga Gjykata e Qarkut në Prizren. Për fondet e gjykatave afati i ruajtjes është i përhershëm, prandaj është i domosdoshëm konservimi dhe restaurimi i tyre. Këto dokumente janë të dëmtuara nga faktorët fizikë, kimikë dh…

Regjistri i Trikallës i vitit 1455 dhe të dhëna për historinë shqiptare dhe shqiptarët

Ermal Nurja
Në vitin 1455 sulltan Mehmeti i II, duhet të ketë urdhëruar një regjistrim të timareve në gjithë Perandorinë Osmane. Nuk ka mbërritur asnjë shkresë e kohës që vërteton urdhrin e sulltanit, por fakti që një numër i madh regjistrash që kanë mbërritur në ditët e sotme mbajnë këtë datë, pra vitin 1455, …

Riorganizimi i materialit arkivor në depo të Arkivit Shtetëror të Kosovës

Zelije Shala · Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
Dokumentet arkivore, që janë dorëzuar në Arkivin e Kosovës gjatëperiudhave të ndryshme nga institucionet, nga organizata apo individë të caktuar,janë sistemuar në depon e arkivit, ashtu siç e kanë vlerësuar udhëheqësit einstitucionit. Në shumë raste është bërë edhe ndarja e fondeve duke i vendosur n…

Qasja në dokumentet e pronësisë dhe një përshkrim i shkurtër i tyre

Eralda Cara · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në këtë punim do të shkruajmë për qasjen në dokumente dhe do të japim një përshkrim të shkurtër të dokumenteve dhe të fondeve arkivore më kryesore që përmbajnë të dhëna pronësie për periudhën pas vitit 1912. Punimi është konceptuar si një narrativë historike me referenca arkivore, i cili do të karak…

Një regjistër osman i viteve 1845-1846 në Arkivin Osman të Stambollit dhe një statistikë e pajtimeve të gjaqeve në Toskëri

Ermal Nurja
Në periudhën klasike osmane (shek. XV deri në shpalljen e Tanzimatit në fillimet e shek. XIX), sigurimi i rendit dhe sigurisë në një kaza,1 ishte detyrë e sanxhakbeut të sanxhakut2 nga vareshin kazatë në fjalë. Kjo ishte detyrë e tij, pasi në llogarinë e tij shkonte edhe taksa e krimeve dh…