8,012 rezultate
Faqja 14 / 668Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmër…
Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo …
Një sprovë klasifikimi të italianizmave të shqipes së vjetër (shek. XVI–XVII): huazime popullore dhe huazime librore
Artikulli analizon korpusin e italianizmave të shqipes së teksteve të vjetra, të përpunuar në kuadrin e projektit DPEWA të Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, nga këndvështrimi i mënyrës së transmetimit të tyre në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim janë përcaktuar disa kritere për dallimin e hua…
Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë
Artikulli shqyrton dy romane të Ismail Kadaresë, Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit për mënyrën se si trajtohen në letërsinë e kohës dy krizat e regjimit komunist shqiptar në vitet 1960-1970, të shkaktuara nga ndërprerja e mbështetjes prej Bashkimit Sovjetik dhe, më pas, Kinës. Në këta roman…