Artikujt Revista Botuesit Lëndët

480 rezultate

Faqja 13 / 40

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani
Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kup…

Kuptimi dhe simbolika e ritualeve të flokëve në traditën popullore

Bukurije Mustafa
Flokët janë pjesa më mistike në traditën shpirtërore të shqiptarëve, që është bartur edhe në botëkuptimin e përgjithshëm dhe në praktikën rituale të trashëgimisë popullore. Në traditën tonë, flokët lidhen me besime, para së gjithash pagane, por edhe me rituale të kalendarit popullor apo me cikle të …
OA Kosova SQ

Sabit Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës 1939-1981, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2017, fq. 518

Kosovar Basha
Historiani Sabit Syla, kohë më parë botoi për herë të dytë monografinë e tij “Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës 1939-1981”. Libri në fjalë është një plotësim i variantit të parë, i cili u botua në vitin 2012. Të theksojmë se studimi në fjalë për herë të parë u mbrojt si disertacion doktorate në …

Tipologjitë e produktit kulturor televiziv dhe roli I gazetarëve të kulturës në televizion

Holta Shupo
Kur gazetaria kulturore konsiderohet në të gjithë spektrin e saj jo vetëm si paraqitëse e informacionit, por si ndërtuese e proceseve të komunikimit, formimit identitar kulturor si edhe ndikuese në zhvillimin e mendimit dhe diskursit kulturor, produkti televiziv i kësaj gazetarie merr një rëndësi të…
OA Dritëhije SQ

Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90

Oltsen Gripshi
Në shumë shtete-kombe kufiri midis lirisë dhe nënshtrimit është shumë i hollë; kalimi nga një sistem monarkik në një regjim autokratik, deri në një diktaturë të vërtetë, mund të ndodhë përmes modifikimeve aq të pandjeshme, sa të mos e bëjnë atë të perceptueshme as nga subjektet, as nga pushteti në d…
OA Univers SQ

Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit

Ma. Jolanda Lila
Punimi shkencore me temë ”Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit” nxjerr në pah dimensionet shpirtërore të botëkuptimit poetik naimjan. Studimi ka në fokus vargjet e para të krijuara prej Naim Frashërit në persisht (1875), të cilat i përmblodhi më 1885 në librin “Tehajulat”.Ky libër u pë…
OA Univers SQ

Vështrim mbi figurën, personalitetin dhe veprimtarinë e Aqif Pashë Elbasanit

Dr. Rudina Mita, Prof. Dr. Hysen Slinica
Për Aqif pashë Elbasanin (apo Biçakçiun(1 siç njihet jo rrallë herë në dokumente) si personalitet politik e historik, burrë shteti dhe si ndër figurat më në zë të lëvizjes kombëtare shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare në n…
OA Univers SQ

Përshkrimi i udhëtimeve të Evlija Çelebiut nëpër Çamëri e Mollosi

Ibrahim D. Hoxha
Shehu helvetjan turk, Evlija Çelebiu qarkulloi tri herë nëpër tokën shqiptare, që asokohe ishte në përbërjen e Sulltanatit Osman dhe emërtohej Arnavutllùk: më 1660 nëpër pjesën e saj veriore, më 1662 nëpër të mesmen, ndërsa më 1670 nëpër jugun e saj. Kjo pjesë përbëhet nga Çamëria dhe Mollosia. Çamë…
OA Univers SQ

Huazimet sllave jugore në gjuhën shqipe dhe ato shqipe në gjuhët sllave

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik pati pasojat e saj për popujt e kësaj treve. Në radhe të parë pati pasoja të mëdha politike dhe kulturore për vet sllavët, sepse ata përveç se u përzien me popullsitë autoktone ilire-Romakne, u futën përgjithmonë edhe në sferën e kulturës së kishës bizantin…