Artikujt Revista Botuesit Lëndët

327 rezultate

Faqja 12 / 28

Niveli i informimit të shkollave dhe qëndrimi i tyre për kurrikulën e re

Ismet Potera
Sistemi i arsimit në Kosovë ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme me të hyrë në shekullin e 21-të. Vizioni i shtetit është përafrimi sa më i shpejtë me BE-në, të cilit i paraprin ndërtimi i një infrastrukture dhe i një mendësie juridike e qytetare ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar. Nisma e f…

Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia në shkollë

Zehrie Plakolli
Çështje esenciale e këtij studimi-punimi është ndikimi i letërsisë në edukimin estetik të fëmijëve e me theks të veçantë tek edukimi estetik i nxënësve, nëpërmjet letërsisë në shkollë. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç universalitetit të edukimit estetik, janë trajtuar edhe veçanti…

Analizë krahasuese e programeve të fakultetit të edukimit me standardet e dimensionit të gjithëpërfshirjes në arsim

Selim Mehmeti
Cilësia dhe gjithëpërfshirja në arsim janë dy prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016. Kjo shërbeu si pikënisje për të bërë këtë analizë krahasuese në dimensionin e gjithëpërfshirjes, objektiv parëso…

Nevoja për shërbimin pedagogjik-psikologjik në shkollimin parauniversitar të Kosovës

Januz Dërvodeli
Puna edukativo arsimore në shkollë do përgatitje, planifikim,organizim me mençuri të procesit të punës mësimore, me qëllim që në vazhdimësi të arrijë efektin e dëshiruar. Kjo është një veprimtari specifike, profesionale, e cila kërkon një përgatitje të veçantë arsimore. Në ndërmarrjet ekonomike, tek…
OA Optime SQ

Roli i kurrikulës dhe i shkollës në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve

Albana Tahiri, Esmeralda Strori
Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë një panoramë e cila lidhet me përmbajtjen dhe strukturën e programit mësimor të mësimit në gjuhën amtare, e cila është shumë e rëndësishëm për formimin intelektual të çdo individi. Gjuha amtare është instrument krijues i shprehive vetjake, instrument i zhvill…
OA Optime SQ

Roli i komunikimit në e-learning: Katërkëndëshi didaktik

Lekë Pepkolaj, Genta Rexha
Mundësitë e ofruara nga e-learning janë dukuri gjithmonë e më të pranishme në kërkimin shkencor lidhur me nxënien në disiplina specifike, duke nxjerrë në pah aspekte të reja në procesin e mësimdhënies dhe nxënies. Dija varet nga komunikimi dhe është e lidhur ngushtë me proceset e paraqitjes dhe ndë…
OA Optime SQ

Analizë mbi problematikat e TIK në arsim

Besjana Tosuni
Rritja e përdorimit dhe efektivitetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në arsim është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar (SZHAPU) 2014-2020, ka si qëllim rritjen e fondeve për fuqizimin dhe përmirësimin e digjitalizim…
OA Optime SQ

Pikëpamjet historike, bashkëkohore dhe psikologjike mbi stilet e lidershipit të mësuesit të institucioneve arsimore

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Fatmir Tartale
Sot, në shek XXI, një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh e të rinjsh po përballen me çrregullime, problematika e sfida në të nxënë, të natyrës psiko-emocionale, të sjelljes sociale etj. Sot po rritet jo vetëm numri i nxënësve me vështirësi, por edhe ashpërsia dhe kompleksiteti i vetë vështirësive.…
OA Optime SQ

Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri

Albana JUPE, Remzi Sulo, Ervis Bejko
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që oper…

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës dhe identifikimi i nevojave për trajnim

Haxhere Zylfiu
Studimi Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës dhe identifikimi i nevojave për trajnim mbështetet në analizën e politikave arsimore që rregullojnë zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës në nivelin e arsimit parauniversitar në Kosovë, në veçanti në shkollat p…
OA Optime SQ

Integrimi i teknologjisë në mësimdhënie tek nxënësit disleksikë

Besmir Kanushi
Institucionet arsimore po kompletohen/pajisen me laboratorë informatike dhe aksesi në internet po zhvillohet me ritme të shpejta. Mësuesit duhet të aftësohen në përdorimin e kompjuterave dhe të integrojnë teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në mënyrë efektive në lëndët përkatëse. Në kët…