Artikujt Revista Botuesit Lëndët

312 rezultate

Faqja 10 / 26

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë

Sahare Reçica
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qa…

Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva

Selim Mehmeti
Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë ka filluar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit, në bazë të politikave arsimore, procedurave dhe qasjes ndaj vlerësimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Përvoja fillestare me…

Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Bekim Morina, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

Agim Bujari, Bekim Morina, Skender Mekolli
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …

Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim

Bashkim Azemi
Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta …

Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve

Skender Mekolli
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme …

Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë

Agim Bujari
Kompetenca pedagogjike e mësimdhënësve është aftësia për të menaxhuar mësimin, gjegjësisht klasën dhe orën mësimore, e cila përfshin planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e rezultateve të të nxënit të nxënësve. Kompetencat pedagogjike: njohuritë, aftësitë, shprehitë, si…

Perceptimet e nxënësve për rolin edukativ të televizioneve të Kosovës

Arbnesha Mexhuani
burim i informacioneve edukative për nxënësit ? Pjesëmarrësit e përfshirë në hulumtim janë nxënësit e klasave të teta, mosha e të cilëve është 13-15 vjeç. Hulumtimi është realizuar në periudhën mars-qershor. Mostra e studimit është 260 nxënës të 12 shkollave, të komunave t…

Rëndësia e zhvillimit socio-emocional të fëmijës dhe roli i edukatores në stimulimin e kësaj fushe zhvillimore

Zehrije Plakolli
Ky studim ka si qëllim trajtimin e rëndësisë së zhvillimit social e emocional të fëmijëve, përgjatë fëmijërisë së hershme, në institucionet parashkollore, dhe rolin që ka edukatorja në përkrahjen e stimulimin e këtij aspekti të zhvillimit të fëmijës. Hulumtimi është realizuar sipas metodës mikse (sa…

Perceptimet e mësimdhënësve mbi rolin e psikologut të shkollës në arsimin e mesëm të lartë

Safete Shala
Roli i psikologut për krijimin e klimës së përshtatshme në shkollë është i rëndësishëm. Psikologu i shkollës, që është pjesë e stafit profesional të shkollës, ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm nga ana psikologjike, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mës…