Artikujt Revista Botuesit Lëndët

172 rezultate

Faqja 1 / 15

Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali

Anxhela Lepuri
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës italiane. Një lagunë jo pak e rëndësishme nëse konsiderohet jo vetëm rëndësia e këtij autori në vetvete, por mbi të gjitha f…

Performanca dhe politika gjuhësore për onomastikën – toponiminë

Nexhip Merkuri
Studimi paraqet hulumtimin e bërë për një hark kohor prej 110 vjetësh tek emërvendet e një bashkësie gjuhësore, për rritjen e performancës në onomastikë. Ky studim i plotëson më tej ato pak hulumtime për performancën gjuhësore si rrjedhojë e zbatimit të politikës gjuhësore në një fushë të caktuar, p…
OA Univers SQ

"Pedagogjia" e Profesor Krajës, vepër me vlera të mirëfillta shkencore

Prof. as. dr. Arian KADIU
Kohët e fundit u vu në qarkullim libri “Pedagogjia” i specialistit të njohur të kësaj fushe, Prof. Dr. Musa Krajës, autor i 33 librave social-pedagogjikë dhe botimeve didaktike dhe historike, etj. Ai është autori me “këmbë në shkollë”, me aftësi teorike dhe aplikative, që prej disa dekadash veprimta…

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…

Të dhënat dokumentare dhe historiku i njohjes së teksteve të vjetra shqipe

Evalda Paci
Në këtë trajtesë synohet të vihet në dukje rëndësia e disponimit të të dhënave konkrete mbi jetëshkrimin e autorëve që përfaqësojnë periudhat më të hershme të zhvillimit të kulturës së shkrimit shqip dhe të historisë së letërsisë së shkruar shqipe. Të tilla të dhëna në disa botime shënohen në mënyrë…

Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk

Gentrit Smakaj
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizj…
OA Kosova SQ

Prof. dr. Ramiz Abdyli: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet angleze”, Libri I, Instituti i Historisë-Prishtinë, 2004, 357 f.

Muhamet Shatri
Gjatë viti 2004 Instituti i Historisë përkundër kushteve të vështira në të cilat po punon, shënoi një rekord në fushën e botimeve, të cilat për nga natyra janë dy llojesh: monografi dhe vëllime me dokumente. Deri në fund të vitit kanë dalë nga shtypi edhe disa botime monografike e përmbledhje dokume…