505 results
Page 1 / 43Vështrim në disa probleme të filozofisë Islame
Tradita filozofike në Islam fillon pas shekullit II Hixhrij/shekullit VIII të erës sonë. Ky angazhim intelektual e ka origjinën në Kuran, Hadith dhe në periudhën pas profetike, duke u reflektuar fillimisht në përkthimin e veprave që i përkisnin shkencave ekzakte, mjekësisë dhe astronomisë. Më pas kj…
Vlera shkencore e të mësuarit islam dhe domethënia e tolerancës ndërfetare
Pranimi i Islamit ndër popujt e Ballkanit, përfshirë shqiptarët, ndodhi kryesisht në mënyrë paqësore dhe u ndikua nga afërsitë kulturore, gjuhësore dhe fetare, më shumë sesa nga përdorimi i forcës. Prandaj, termi “pranimi i Islamit” është më i saktë se “islamizimi”, i cili shpesh bart kuptime histor…
Letërsia e Arealit Islam
Kodifikimi i kësaj letërsie nis me shënimet e para të mbajtura nga shokët e Profetit Muhamed mbi ajetet kuranore që i zbrisnin gjatë shpalljes hyjnore. Në trojet shqiptare dhe në vende të tjera, si Spanja, Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina etj., zhvillimi i letërsisë, përmes përdorimit të alfabetit…
Turqizmat si terminologji ushtarake në poemën epike Shqiptare
Si në gjuhët e tjera të Ballkanit, ashtu edhe në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë nga turqishtja. Edhe pse etimologjia e tyre është e ndryshme, ne i quajmë “fjalë turke” ose “turqizma”, siç i quajnë turkologët perëndimorë, sepse ato kanë ardhur nëpërmjet turqve dhe gjuhës turke. Shumë prej këtyre…
Lidhshmëria e gjuhës shqipe ndërmjet plan-programeve parauniversitare dhe atyre universitare
Mësimnxënia dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe, si në nivelin parauniversitar, ashtu edhe në atë universitar ka lidhshmëri, por në nivel vendi e kombi ka edhe dallueshmëri, si në plan-programet ‘kurrikulat’ parauniversitare, ashtu edhe në ‘programet’ universitare, të cilët përmes tyre, po krijojnë hapë…
Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…
Albanofuturizmi dhe vdekja e yjeve
Kjo ese sjell analizën e disa veprave të letërsisë fantastiko-shkencore shqiptare të realizmit socialist në kontekstin e politikave anti-koloniale dhe anti-imperialiste të Shqipërisë nga vitet ’60 e në vijim. Si një zhanër “minor”, letërsia fantastiko-shkencore shqiptare e realizmit socialist ishte …
Ndikimi gjuhësor-kulturor sllav në ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut – një narrativ shkencor-filologjik
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…
Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë
Artikulli shqyrton dy romane të Ismail Kadaresë, Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit për mënyrën se si trajtohen në letërsinë e kohës dy krizat e regjimit komunist shqiptar në vitet 1960-1970, të shkaktuara nga ndërprerja e mbështetjes prej Bashkimit Sovjetik dhe, më pas, Kinës. Në këta roman…
Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…