Articles Journals Publishers Subjects

161 results

Page 9 / 14

Kullat në Rrafshin e Dukagjinit - hambar kujtese dhe identiteti kulturor

Lumnije Kadriu, Tahir Latifi
Kullat në Rrafshin e Dukagjinit janë objekte banimi të cilat shquhen jo vetëm për veçantinë e tyre arkitektonike, por, gjithashtu, edhe për shpërfaqjen dhe reprezentimin e një mënyre të caktuar jetese. Në këtë punim do të paraqesim gjetjet nga hulumtimi i jetës shpirtërore në kulla, me ç’rast duke a…

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë)

Ermal Nurja
Sanxhaku i Dukagjinit ishte një ndër sanxhaqet që formonin vilajetin e Rumelisë gjatë periudhës së sundimit klasik osman. Rumelija ishte një nga dy nënndarjet e mëdha administrative të Perandorisë Osmane, që bashkë me Vilajetin e Anadollit lindën dhe u zhdukën së bashku me Perandorinë (në periudha t…

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e dytë)

Ermal Nurja
Në këtë artikull do të vazhdohet me pjesën tjetër të kazave që formonin sanxhakun e Dukagjinit në dy regjistrimet osmane të viteve 1571 dhe 1591. Kazatë në fjalë pas vitit 1912 do të mbeteshin mes shteteve të reja të formuara me vendimin e Fuqive të Mëdha. Sot fshatrat që formonin kazatë në fjalë të…

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck

Ardita Dylgjeri
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, M…

55 vjet nga shfaqja e parë e grupit teatror profesionist Skampa të Elbasanit

Fetah Biza
Teatri Skampa u krijua në mesin e vitit 1962, si rezultat i zgjerimit të trupave profesioniste nga i gjithë vendi ynë; pas trupave të Teatrit Popullor, të Shkodrës, të Korçës, të Durrësit, të Vlorës dhe atij të Elbasanit. Hapja e Institutit të Lartë të Arteve, u mirëpri…

Fjalësimi poetik i botës si strategji e komunikimit sublim (tragjedia “Akili” i Et’hem Haxhiademit)

Durim Çaça
Fjalësimi i botës përmes përshkrimit dhe rrëfimit të saj, realizohet në tragjedinë “Akili” përmes një forme poetike gjuhësimi të lartë, në përshtatje me herojtë mitologjikë, të zbritur nga madhështia mitike e fuqisë dhe përjetësisë hyjnore, (Akili, Priami, Paridi, Polikseni, protagonistët e veprës d…

Profili kompleks i një shqipëruesi në një variant të bukolikave të vergilit (1932)

Evalda Paci
Kontributet ndaj përurimit të letërsisë klasike në botën letrare shqiptare gëzojnë një traditë solide në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ndërkohë që vetë personaliteti (E. Haxhiademi) që këtë radhë qe shtysë për përpilimin e kësaj trajtese paraqitet i lidhur mirëfilli me klasicitetin dhe antikiteti…